Ja çfarë shkruajtën mediat greke për takimin e Berishës me Samaras në dhjetor 2011

Arben LLALLA
Në fillim të dhjetorit në Marsejë të Francës u mbajt takimi i liderëve të partive Popullore Europiane. Gjatë atyre ditëve u takua kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha me kryetarin e partisë greke Demokracia e Re Andoni Samaras. Kryetari i partisë greke Samaras i propozojë Berishës zhbllokimin e marrëveshjes për caktimin e kufirit ujor ashtu siç ishin marrë vesh më 2009, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha me kryeministrin e Greqisë së atëhershme Kostas Karamalis. Marrëveshje e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë pasi vërehej se kjo marrëveshje ishte në dëm të Shqipërisë. Pasi i faleshin ujërat territoriale pa të drejtë Greqisë. Greqia nga ana e saj zonën ujore në fjalë e ka futur në zonë e rëndësisë së veçantë.

Andoni Samaras i kërkojë kryeministrit Berisha respektimin e plotë të të drejtave politike dhe sociale të minoriteti grek në Vorio Epirin(kështu shkruajnë mediat greke për jugun e Shqipërisë) i cili jeton brenda kufijve të Shqipërisë, duke vënë theksin se minoriteti është ura lidhëse e mirë e miqësisë midis dy vendeve. Politikani grek Samaras paraqiti edhe çështjet e përfshirjes në pasaportat biometrike dhe certifikatat deklarimin e kombësisë dhe të fesë. Ai kërkojë që të përfshihen në të ardhmen si minoritet mijëra shtetas shqiptar me kombësi greke që jetojnë në rajonet e Korçës, Përmetit, Himarës dhe qytete të tjera në Shqipëris.

Kjo ishte pjesa e bisedës midis Sali Berishës dhe Andoni Samaras të botuara në mediat greke më 9 dhjetor 2011.

Mediat greke shkruajnë për luftë në detin Jon!!!

Revista greke e shtatorit 2011, “Bilanci Ushtarak dhe Gjeopolitika”, shkruan me shkronja të mëdha: “Luftë në Jon, Operacioni, “Skenderbeis””. Autor i këtij shkrimi është Joani S. Theodhoratu, i cili shkruan për interesat strategjike në detin Jon dhe Adriatik ku ka rezerva të mëdha gazi, nafte dhe kalimi i tubacioneve që do të furnizojë Europën për shumë vite (revista marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë i kushton 10 faqe). Ai gjithashtu thotë se interesat e Greqisë për këtë zonë po pengohen nga ana e turqve që tashmë, kanë një aleancë ushtarake afatgjatë me Shqipërinë.
Si pasojë e mos funksionimit në detin Jon e marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës, mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë. Greqia, edhe pse ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, grekët janë të bindur se Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saja në këtë rast. Autori ndër të tjera shkruan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke shfaqur shqetësimet e Athinës e cila prej 20 vitesh strehon mijëra shqiptarë emigrantë ekonomikë dhe është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri.

Siç duket grekët me çdo çmim duan të përvetësojnë pjesë nga deti Jon që i përket Shqipërisë. Sot klasa jonë politike është në huti, në përçarje të thellë dhe nuk është çudi që në heshtje t’i dhurohet Greqisë pjesë detare shqiptare ashtu siç ka ndodhur dikur me tokat shqiptare që ia dhuruar Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi nga politikanë dhe qeveritarët e kaluar.

Rezerva nafte dhe gazi në detet që lagin Shqipërinë, Qipron dhe Libinë në fitim kolosal rreth 700 miliard euro

Në studimin e tij gjeologu dhe ekonomist i energjetikës greke dr. Kostandinos A. Nikolas ka shkruar se në detin Jon, Qipro dhe Kretë gjenden rezerva nafte dhe gazi natyror (gazeta Avriani shkruajti diku rreth 700 miliard euro mund të përfitojë Greqia që nënshkrimin e marrëveshjes me EEZ). Ai kërkon të bëhen hetime në këto zona detare për burimet e hidrokarbureve.

Shkencëtari në fjalë bënë një pasqyrë historike të probleme të Greqisë me kufirin detar që ka ndër vite të pazgjidhur me Shqipërinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, ndërsa me Italinë e ka zgjidhur në vitin 1978. Sipas z.Nikolas më 1994 Shqipëria dhe Greqia ishin shumë afër për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar, por autoritetet shqiptare nuk lëshuan pe, ishin më të ashpra dhe Greqia nënshkroi që blloku i zonës 5 Hamilton në detin Jon t’i takojë Shqipërisë. Pas 15 vitesh Greqia mundi të nënshkruante një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për zonën 5 afër ishullit të Korfuzit, por Gjykata e Lartë e Shqipërisë e rrëzojë këtë marrëveshje, e mbyll studimin e tij dr.Kostandinos.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close