Deputetët, gati kërkesa zyrtare për bashkim të Shqipërisë me Kosovën

Një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Kosovës do të bëjnë një kërkesë zyrtare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Një kërkesë e tillë do të bëhet nga 12 deputetë dhe pritet të firmoset nga 30 deputetë gjithsej duke bërë kështu që të mundësohet limiti për shqyrtim parlamentar të ligjshmërisë së kërkesës.

Kjo kërkesë vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të pranojë një fusnotë e cila përjashton përdorimin e termit Republikë në mjediset e jashtme diplomatike dhe të tjera.

Bëhet e ditur se kërkesa e deputetëve ka mbështetjen edhe të kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi. Kjo kërkesë ka mbështetje dhe nga deputetët e minoritetit turk në Kosovë.

Sakaq sot, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës, nënkuptoi se nuk ishte pro kësaj fusnote kur tha se për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo, i takon Gjykata Kushtetuese të Kosovës ta thotë fjalën e vetë. Edhe pse nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë se a është dëmtuar Kosova nga kjo fusnotë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet në shoqëri, jo gjithnjë janë pozitive.

I pyetur nëse marrëveshja për fusnotën bien në kundërshtim me Kushtetutën Kosovës dhe çështjen e vendosjes për të nga vetëm një person – Hashim Thaçi, Krasniqi nuk ka dashur të flas për emra, por, sipas tij, për këtë çështje duhet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk merrem me emra të përveçëm. Por kjo çështje, është apo nuk është në përputhje me kushtetutën. Ju e dini që ne e kemi një institucion të pavarur, i cili e ka të drejtën të interpretoj e fundit vendimet apo ligjet që merren në kundërshtim me kushtetutën dhe kjo është Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa në lidhje me atë se a duhet të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvend, kryekuvendari ka thënë se deri më tash këto marrëveshje kanë pasur emrin konkluzione. Sipas tij, ende nuk ka një dokument zyrtar që përcakton, nëse ato janë marrëveshje apo jo.

I pyetur nga mediat se a është humbëse Kosova nga kjo fusnotë, Krasniqi tërthorazi ka pranuar se është humbëse, duke thënë se jo të gjitha zhvillimet në shoqëri janë pozitive.

“Unë nuk jam ai që e përcaktoi, por atë e përcakton marrëveshja dhe tekstet e marrëveshjes. Por një gjë duhet të dimë. Zhvillimet në shoqëri, jo gjithherë kanë ecjen pozitive, zhvillimet në shoqëri mund të kenë edhe kthesa dhe në kthesa gjithnjë jo krejt pozitive do të ketë përfundime pozitive”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Qeveria nuk duhet të ishte ngutur në arritjen e kësaj marrëveshjeje, pasi, siç tha ai, arritja e një kohezioni politik me subjektet do të ishte edhe më e favorshme edhe për qeverinë edhe për institucionet e Kosovës.

Ndërkohë nga burime të Prishtinës bëhet e ditur se grupi i 12 deputetëve nismëtarë, këto ditë do të gjendet në Tiranë ku do të ketë një takim me presidentin shqiptar, Bamir Topi.

Raportimi bëhet nga mediat greke nga të cilat po ashu mësohet se këta deputetë të Prishtinës do t’i paraqesin Topit, kërkesën për bashkim të dy shteteve të një kombi.

I menjëhershëm reagimi i mediave greke lidhur me këtë raportim. Disa media në Athinë shkruajnë se pas kësaj nisme, i druhen shumë zhvillimeve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi atje dihet se popullsia shqiptare është në masën e të paktën 37 për qind dhe një reaksion zinxhir do të ishte i mundshëm.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close