Thaçi: Me Tadiç s’jam takuar dy, por tre-katër herë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pas hamëndesimeve për takime të fshehura mes tij dhe presidentit serb Boris Tadic, ka pranuar se ai nuk është takuar vetëm dy herë, por shumë më shumë.

Këtë fakt shefi i qeverisë kosovare e ka bërë gjatë një interviste për KTV. Kryeministri Thaçi ka thënë se është takuar në takime të ndryshme edhe me njerëz të Millosevicit, mirëpo të gjitha këto takime, sipas tij, kanë qenë takime publike, e asnjëherë të fshehta.

“Jam takuar në Vjenë me Tadicin, nuk kam qenë vetë, por pjesë e përbërjes së delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin. Jam takuar në konferenca ndërkombëtare edhe në Greqi, edhe në Angli, por nuk kanë qenë takim të fshehta”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se “ka pasur të tjerë që janë ulur edhe më afër Tadicit”.

Sa i përket protestave të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, kryeministri kosovar ka thënë se ka qenë veprim i pamatur i kësaj partie, madje sipas tij, shumë i rrezikshëm për Kosovën.

“Nëse është ashtu, atëherë, LDK do të çohet t’i merr disa pika, AAK disa tjera, PDK disa tjera, e Vetëvendosje të del t’i rrotullojë disa kamionë…, e kështu me radhë. Kjo nuk mund të bëhet. Një parti mund të vetëfundoset, por nuk lejojë të vetëfundoset Kosova”,- deklaroi Thaci.(el,me/BalkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close