“Të Mendojmë Kombëtarisht”

Mustafë Krasniqi

Kohëve të  fundit po dëgjohen zëra më të ndryshme për Dardaninë(Kosovën), për këtë  pjesë (pjesë të ndarë dhunshme nga pushtuesit serbë me ndihmën e Evropës së vjetër, apo siç e kanë quajtur me të drejtë shqiptarët “Evropa  Shtrigë”) të Shqipërisë Etnike. Këto zëra  përpos gojëkëqijve Serb, kanë filluar t’i artikulojnë edhe ca përfaqësues ndërkombëtar, ndër ta është edhe Erahrad Busek (ish-koordinator i Paktit për Stabilizim dhe Asocim për Evropën Juglindore), i cili artikullueshëm deklaroi se: “ Kosova dhe Serbia, duhet të fillojnë negociatat për ndarjen e Kosovës si zgjidhje më e mirë për të dy palët. Si shpërblim, Kosovën do ta njihnin Serbia dhe pesë (5) shtete të BE-së. Veriu i Kosovës duhet t’i bashkohet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës, t’i bashkohet Kosovës. Kjo do të ishte zgjidhja më e qëndrueshme, edhe për Ballkanin”. 
 

Për këtë propozim të E.Busekut nuk do të ishte e befasuar për ne, sa më e befasueshme është ajo që ne nuk po mendojmë  Kombëtarisht dhe në emër të kombit t’ia sqarojmë ndërkombëtarëve se si është shqyer në shekullin e fundit Shqipëria Etnike, nga bishat e shfrenuara Greko, serbo-malazeze. 
Për Erahrad Busek dhe ndërkombëtarët, poashtu edhe për ca politikan shqiptar po jap një pjesë të tmerrshme të historisë që ka ndodhur mbi fatin e kombit Shqiptar dhe këtë në pajtim të kësaj Evrope që shtrihet si Engjëll me filozofin e saj, kinse mendon për të mirën e kombeve-shteteve.
Këtë përgjegjësi, për copëtimin e trojeve shqiptare, e bartin edhe këto shtete si: Franca, Anglia, Rusisë(gjë që kjo ka mbetur ende e tillë), Gjermania, Austria dhe Turqia e  Italia.
Si sqarim për politikanët e rijnë Evropian, ta kuptojnë drejtë dhe moralisht fajin e Evropës së vjetër, të cilët me politikat e tyre mbi trojet shqiptare formuan shtete të reja, si Maqidonin, Serbisë i dhuruan peshqesh Vranjën, Prokuplen, Leskocin e deri te Nishi (ku dhunshëm i dëbuan nga trojet e veta shqiptarit që edhe gjatë  viteve 1953 me  marrëveshja Tito-Qyperli edhe njëherë dëshmuan epshet e tyre për shpërnguljen e shqiptarëve), ndërsa Presheva, Medvexha, e Bujanovci që ishin me 92% popullsi shqiptare mbeten sot e Asaj dite nënë thundrën e okupatorit Serb. Madje  pas viteve 1912, Mali i zi përfitoi këto territore shqiptare: Plavën, Gucinë, Hotin Grudën e tjera.
Po, si të veçantë  për këta politikan Evropian dhe për Erahrad Busek po ua vë në dijeni edhe një pjesë të historisë së tmerrshëm të qeverisë  Greke të bërë mbi Çamët, që sot kjo qeveri, qeveria Greke, përgdhelet ende nga Franca dhe Gjermania, të cilët mundohen ta rinkëmbin shtetin kriminal, që është në prag të falimentimit. E vërteta se krimi disi do të shpaguhet, mbështetur  në anën shkencore apo fetare, këtë në saje të tmerrit që ia ka bërë popullatës Shqiptare do ta paguante në qoftë në këtë formë që po i ndodhë Greqisë, apo në ndonjë formë tjetër, këtë çmim ndëshkimi.
Madje  këtso krime as në kohen e inkuizicionit historia e civilizimit nuk njeh që ka bërë ndonjë shtet, siç ka bërë shtetin Grek, dhunë të tmerrshme mbi Çamët.
E për këtë, këta zotërinj Evropian, asnjëherë nuk e cekin të drejtën që është më shumë se humanitare dhe civilizuese për rehabilitimin e eshtrave të masakruerëve shqiptar, e në anën tjetër në emër të drejtësisë të dënohen kriminelët, dhe shtetet që i kanë kompensuar dhe i kanë shpallur hero të kombit të tyre, këta kriminel.
Si dëshmi zotërinj E.B dhe Evropian, ky gjenocid ( gjenocidi grek ka ndodhë para syve të juaj), filloi me 27 qershor l944 ku brenda 24 orësh mbi 1400 Çamë u Masakruan, po në mars të këtij vit, si në fshatrat Gumenicë, Filat, Pragë etj u masakruan mbi 1200 shqiptar. Ku ushtaret e Japolan Zerves në urdhëratë dhe bekimin e kishës ortodokse dhe të qeverisë së atëhershme greke kishin për synim që 30-35 mije banor çamë t’i asgjësonin, për këtë popullsia u kap ne befasi nga ushtarët e Zervkes, ku vranë 673 burra, gra, fëmije në Parathimise, e në Filat l286, ndërsa në Igumenice l92, e në Prage 620 veta. E sipas të dhënave rrënuar janë  mbi 5800 shtëpi, në 68 fshatra dhe qindra fshatra të tjera u zbrazën.
Për Erahrad Busek dhe politikanët evropian po jap testamentin e Japolan Zerves, që para vdekjes së tij (të këtij kryekrimineli,  që ushtroi dhunë, masakër  mbi çamët, pa dallim moshe a gjinie), ky kriminel kishte shkruar:  Vdes i qete se bera ate qe doja. Pas lashe rreke gjaku, tym, bloze, gërmadhe; ulërima fëmijësh, nuse dhe gra kudo, qe futeshin ne furrat e ndezura, qe te mos pillnin me shqiptare… burra te varur, shpuar me bajonete, gjuha shqipe nuk do te flitet me ne token helene. Kjo me kënaq mua, ashtu siç kënaq tere shpirtrat helene!”.
Zotërinj, Shqipëria e copëtuar nuk do mëshirë po drejtësi, nuk do pazarllëqe të fëlliqura, po rikthim të trojeve të veta dhe shpagim për gjenocidin që e kanë bërë shtetet fqinjë, si Greqia, Serbia dhe Mali i zi.
I nderuari Erahrad Busek dhe ju Evropian të rinj vështrojeni historinë dhe mos vëni më thika mbi trojet shqiptare. Nëse thirreni për drejtësi dhe humanitet bëjeni atë si ju ka hije, e jo prapë ta copëtoni Shqipërinë, ato vise që i përmendni ju zotëri, Erahrad Busek, historikisht i takojnë Kosovës dhe për të kishte me qenë mirë që ju ta ngritin zërin, ato vise t’i bashkohen Dardanisë-Kosovës dhe e tërë Shqipërisë Etnike.
“Të mendojmë Kombëtarisht”
Duke u nisur nga vet titulli i shkrimit, që ditë më par doli nga goja dhe shpirtit i të madhit të kombit, heroit të gjallë, njeriu që hyri dhe ka mbet për mot e jetë në zemrat e çdo shqiptari të vërtetë, njeriu që rinin dhe pleqërinë ja fali dhe po ja fal atdheut të vet, njeriu që asnjëherë nuk u mburr me atë çka ka bë, por me modestin e tij të thjesht- Thotë : “se kam frik se nuk kam bërë aq sa duhet për atdheun…” Kur ky idealist, e atdhetar e thotë këtë, e në të tjerët ku jemi?
Vërtetë ky burrë i madh me shpirtin e tij të madh kërkonte dhe kërkon bashkimin e Kombit, mbi të gjitha kërkon që bijtë e saj, që sot shahen e përshahen, mburren dhe fyhen njëri me tjetrin, të jen një kur është në pyetje Kombi. Madje ky atdhetar, i respektuari Adem Demaçi, kërkon nga politikanët e Kombit që të vetëdijesohen, madje me këtë vetëdijesim dhe bashkim të gjithë në një qëllim t’i themi botës dhe Evropës Korrigjoje gabimin mbi shqiptarët, e mos kërko prapë copëtim.
Pa këtë gjuhë tolerante të elitës shqiptare nuk do të ketë bashkim kurrë, por do të nënçmohemi edhe më tepër. Poashtu do t’ju japim mundësi të shfaqen ideja të ndryshme për ndarjen, apo copëtimin e  Shqipërisë Etnike, apo ndonjë statut special për Serbët që jetojnë në Dardani-Kosovë.
Zotërinj ndërkombëtar dhe ju politikan shqiptar, a nuk kanë shpirt, e mish njeriu shqiptarët që ende edhe sot trajtohen si më keq nga makineria shfrenuese serbo, malazeze, e maqidone ( shqiptarët që ishin dhe janë në trojet e veta dem baba dem) ? E për të drejtat e tyre të mos flasim, gjë që as ato më themelbësore për të jetuar nuk i kanë ; e për këtë, këto qeveri jo që nuk dënohen por shpërblehen dhe në njëfarë forme sikurse Evropianët iu gjunjëzohen, që ta dëgjojnë të paktën njëherë bashkësinë ndërkombëtare.
Vërtet çdo shqiptar sot  ndihet i fyer me këto ide shkëmbimesh
I respektuari dhe i ndritshmi i kombit, baca Adem, simboli i bashkimit dhe ju o mjeranë të politikës ditore, qoftë në Shqipëri, Prishtinë, Shkup, a në mal të zi bashkojeni mendjen, grushtin, dhe hidhuni në vallen e bashkimit, se për këto përçarje, që sot i bëni ju për hir të karrierës, nuk ua ka për borxh kombi. Të përçarë si kurrë më par, njëri thotë të ligën, tjetri mbron të ligën, njëri harron se në kohën, hiq të largët kishte qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në gjykimin e kombit dhe atdhetarëve si nacionalistë, prishës të rendit dhe “Bashkim-vllazërimit”, sot mburret se është dhe i shkon fjala në parti a kuvend.
Të nderuar lexues duke mos u marr me emra dhe individ, me që ne jemi dëshmitar vet të së keqes që e ka marrë dhen, atëherë kërkoi që të bashkohemi në qoftë me komente, shkrime, protesta, të bëjmë presion mbi politikanët tan, pavarësisht se cilës parti i takon, që ata të bashkohen në një qëllim, jo copëtime të reja, apo shkëmbime territoresh, por në një qëllim të vetëm për bashkimin e Kombit, për të drejtën që na takon dhe me një zë jo vetëm që t’i kërkojmë trojet tona t’i rikthehen Shqipërisë Etnike, por të ngrehim edhe padi në gjykatën ndërkombëtar për terrorin që këto qeveri kanë ushtruar mbi fatin e kombit shqiptar.
Kombi shqiptar nuk ua ka për borxh ndërkombëtarëve, kinse për një të drejtë që ua ofron shqiptarëve të fyhen nga ta. Të gjitha opsionet, po edhe ky i Ahtisarit për kombin shqiptar janë fyese, madje fyese më të rënda janë edhe ato që tinëzisht i dhurohen pjesë të kombit shteteve fqinjë, nga vet “ne”, siç ishte edhe rasti i Shqipërisë, ku kryeministri i saj për qëllime të errta, apo…, të mbesin në karakterin e tij, deshi t’ia dhuroi Greqisë një pjesë të mirë të detit.
Kombi nuk ua ka për borxh, mu në këtë kohë politikave shqiptar, kudo qofshi, të merren me thash e thëna, apo me shpifje, e sharje, trillime e mburrje. Nuk ua ka për borxh ta shesin as një pëllëmbë toke të kombit, apo t’i dhurohet peshqesh ndonjë shteti tjetër për mendjemadhësinë, sepse  kjo tokë është larë, e stërë lar me gjakun shqiptar, se kjo tokë ka e do të ketë Avni Rrustema që i dalin zotë Tokës Arbërore.
Të nderuar lexues kuptoi shqetësimin tuaj dhe timin, sepse në mes këtij shqetësimi futet si lugat e keqja në mes politikanëve shqiptar, deputetëve, që ne ua kemi dhënë votën, po na tmerrojnë me fjalorin e tyre aspak të civilizuar.
Vallë deri kur më kështu!?
*1 ky varg të titullit është marr nga diskutimi i bacë A,Demaqit
Shkruan: Mustafë Krasniqi

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close