Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mbi 7. 500 qytetarë firmosin për mbrojtjen e Republikës

Qytetaret po neshkruajn peticionin masovikisht

Prishtinë, 26 shkurt – As dymbëdhjetë orë nuk kanë kaluar prej se ka filluar peticioni i cili kërkon kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që në përputhje me nenin 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenet 15 dhe 38 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajë debat parlamentar për ta trajtuar kërkesën: Të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë, dhe numri i qytetarëve që kanë vënë firmën në mbrojtje të Republikës së Kosovës po rritët shumë shpejt.

Deri më tani aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! kanë arritur që t’u mundësojnë mbi 7 mijë e 500 qytetarëve që të nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, thuhet në një komuniatë të kësaj Lëvizjeje.

Qytetarët me rastin e dhënies së nënshkrimit shprehen thellësisht të indinjuar dhe shfaqin papranueshmërinë e tyre për kompromiset e Qeverisë në dëm të interesit tonë të përgjithshëm.

Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe sot në 28 qendra nëpër Kosovë. Ekipe mobile gjithandej nëpër Kosovë do të përkujdesën që t’ua mundësojnë sa më shumë qytetarëve nënshkrimin e peticionit.

Krahas mbledhjes së nënshkrimeve qytetarët po informohen edhe për demonstratën gjithëpopullore në mbrojtje të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet nesër, e hënë, 27 shkurt duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” dhe para Qeverisë në Prishtinë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button