Gjykata serbe për të tretën herë zvarrit rigjykimin për të rinjt e Preshevës

Gjykata e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, ka shtyer sërish seancën përgatitore, kundër nëntë djemëve shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me udhëzimin për rigjykim.

Kjo seancë nuk ka përfunduar as më 31 Janar, as me 13 Shkurt e as dje më 22 Shkurt, por është shtyrë të përfundojë tek pas një muaji.

Pala mbrojtëse ka propozuar dëshmi të reja dhe dëshmitarë të rinjë, njëri ndër ta majorin amerikan JAMES (Xhejms) i cili ka qenë Komandant i Forcave Amerikane të KFOR-it gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit – fundi i Tetorit të vitit 1999, gjë të cilën Trupi Gjykues, pa kundërshtimin e Prokurorisë, e ka pranuar.

Sipas vendimit gjyqësor, vazhdimi i katërt i seancës përgatitore u caktua për datën 23 mars 2012.

Procesi gjyqësor i koduar nga autoritetet serbe si “Grupi i Gjilanit” akuzonte nëntë shqiptarët e rinj të Preshevës për kryerje të krimeve të luftës ndaj serbëve në rajonin e Gjilanit gjatë dhe pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Ata në procesin e parë gjyqësor u dënuan me 101 vite burg, mirëpo përsëritja e procesit në shkallën më të lartë të gjyqësorit serb hodhi poshtë dënimin, duke kërkuar rigjykim, për shkak të dëshmive jobindëse dhe faktdhënëse nga ana e një dëshimtari.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button