Shqiptarët e veriut festojnë në mënyrë simbolike

Për dallim nga qytetarët e pjesës jugore të qytetit të Mitrovicës, banorët shqiptarë të cilët jetojnë në veri të vendit, më saktësisht në fshatrat e komunës së Leposaviqit, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, kanë shënuar përvjetorin e katërt të Pavarësisë së Kosovës në rrethana krejt ndryshe.

Haki Imeri, nga zyra për komunitete e këtyre fshatrave, tha për Kosovapress se përvjetorin e pavarësisë nuk kanë mundur ta festojnë kësaj radhe as edhe me ndonjë program artistik nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Kadri Bistrica”, për shkak të motit të ftohtë dhe borës së madhe që ka rënë në këtë zonë.

“Jemi të bllokuar nga bora, dhe secila familje ka shënuar këtë festë nëpër shtëpitë e veta, por jo me shumë flamuj dhe muzikë sikur është festuar në jug të qytetit. Sipas tij, banorët e këtyre fshatrave jetojnë në rrethana të vështira politike, meqë prej shpalljes së pavarësisë nuk kanë kurrfarë raportesh me drejtuesit e komunës së Leposaviqit.

Në anën tjetër, banorët shqiptarë që jetojnë në lagje të veriut të qytetit të Mitrovicës, e kanë shënuar në mënyrë simbolike këtë festë duke stolisur me flamuj kombëtar dhe shtetëror në shtëpitë, dyqanet dhe automjetet e tyre.

Adem Mripa nga Lagja e Boshnjakëve, ka thënë për Kosovapress se disa shtëpi dhe dyqane të shqiptarëve janë stolisur me flamuj, ndërkohë që vërehen edhe automje të stolisura me flamuj të ngjajshëm, të cilat qarkullojnë nëpër këtë lagje.

Ndërkaq, më ndryshe ka qenë në Kodrën e Minatorëve, ku nuk ka pasur as flamuj.

Ndryshe, përvjetori i katërt i pavarësisë së vendit është shënuar me një sërë aktivitetesh në jug të qytetit, duke përfshirë këtu homazhet e të parit të qytetit me bashkëpunëtorë në varrezat e dëshmorëve, pastaj prerjen solemne të tortës së pavarësisë në qendër të qytetit, ku përveç strukturave komunale kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë, ndërkohë që në mbrëmje pritet të mbahet manifestimi qendror në palestrën ‘Minatori’, si dhe hedhja e fishekzjarrëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close