Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Dule dhe Ksera, himne ish-konsullit Ikonomos

Ministri i Punës dhe kreu i PBDNJ-së, në aktivitetin e qarqeve nacionaliste

Ish-konsulli grek i Korçës rikthehet në vëmendjen publike, sërish me Vorio-Epirin, por tanimë me një ceremoni festive që ka përfshirë edhe nderimin e tij. Ka qenë aktiviteti i përvitshëm i organizatës Rinia e Vorio-Epirit, i njohur si “Prerja e pites” (simbolikisht), i zhvilluar në Athinë, ai që i ka rezervuar Teodoros Ikonomos një çmim, akorduar atij për kontributin e veçantë për grekët e Shqipërisë gjatë punës së tij si konsull i Greqisë në qytetin juglindor. Në fakt, titullimi flet për grekët e Vorio-Epirit, duke nënvizuar kështu se deklarimet e tij publike gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë nuk janë lapsus, por shprehje e një vullneti dhe qëndrimi politik. Aktiviteti është asistuar edhe nga dy përfaqësues të lartë të pakicës greke në Shqipëri, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe ministri i Punës, Spiro Ksera. Në një sallë ku merrni pjesë disa qindra pjesëmarrës, të dy politikanët nga Shqipëria kanë mbajtur nga një fjalë përshëndetëse, e madje edhe kanë kërcyer në mjedisin festiv që është krijuar, i mbajtur nën logo frymëzuese si “Forca qëndron te bashkimi”, apo “Greqizmi i Epirit të Veriut nuk diskutohet”. Por nëse parullat nacionaliste kohët e fundit po konkurrojnë fuqishëm me gjetjen e mesazheve të forta, është një tjetër prani ajo që mund të hapë një parantezë politike më serioze për Epirin e Veriut. Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Ioannis Xovas, kreu i Përfaqësisë së Përhershme të Greqisë në Parlamentin Europian. Duke krahasuar mesazhet e përçuara në aktivitetin e Rinisë së Vorio-Epirit, me statusin e politikanit, apo më saktë zyrtarit grek në fjalë, mund të arrihet në konkluzionin se prania e tij është diçka më shumë sesa kortezi. Së pari, mes Epirit të Veriut, si retorikë nacionaliste, dhe Parlamentit Europian qëndron mundësia dhe instrumenti i riklasifikimit të dosjes në fjalë në një çështje të re në Ballkanin Jugor. Edhe nëse kjo është teorike dhe deri më tani, vetëm regjistër publik i sillogjeve të matanë kufirit apo edhe temë e mbajtur nën zë nga përfaqësues të ndryshëm politikë të minoritetit, me zgjimin e problemeve nacionaliste ajo gëzon potencialin e integrimit në marrëdhëniet greko-shqiptare. Janë dy aspektet që shtyjnë të besosh në faktorizimin e Epirit të Veriut si çështja, pse jo dikur zyrtare nga Athina; së pari, vetorganizimi i “Omonias” për regjistrimin e numrit të grekëve që banojnë në Shqipëri, nga i cili mund të supozohet lehtë se çfarë synohet; dhe së dyti, aktivizimi drejt Parlamentit Europian i çështjes çame. Kundrejt dështimit në procesin e regjistrimit të popullsisë me vetëdeklarim, prej nga ku numrat me specifikat e tyre etno-kulturore do e përvijonin vetiu një lloj kufiri me pjesën tjetër, aktorë jo pa peshë në Greqi, me sa po duket, kanë vendosur të adoptojnë një rrugë më të drejtpërdrejtë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button