Berisha dhe Meta nderojnë ditën e Serbisë

Ambasada serbe në Tiranë ka organizuar një pritje me rastin e ditës kombëtare të Serbisë.Pjesë e këtij eventi janë bërë personalitete të lartë të shtetit, diplomacisë politikës, artit, medias e kulturës në vendin tonë. Te pranishem Ilir Meta dhe Sali Berisha si dhe autoritete qeveritare.

Ambasadori serb Miroljub Zariç ka mirëpritur në këtë ditë të shënuar Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, minitrin e shëndetësisë Petrit Vasili, ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, kreu e LSI-së Ilir Meta, deputetë të mazhorancës e opozitës, si dhe drejtues të medias e biznesit në vend.

Për mikronofonin e “Ora News”, Miroljub Zariç, i cili është edhe ambasadori i parë i Serbisë në vendin tonë ka theksuar se kjo ditë është shumë e rëndësishme për vendin e tij. Por pavarësisht atmosferës festive, nuk mund ti largohemi njërës prej çështjeve më të nxehta rajonale, pavarësisë së Kosovës. Ambasadori serb tregohet shumë i drejtpërdrejtë kur thotë se për Kosovën, Shqipëria e Serbia ndahen prerazi në qëndrimet e tyre. Në të njëjtën linjë me deklaratat e autoriteteve më të larta të serbisë, ambasadori Zariç thotë se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën

15 shkrut shënon fillimin e rovolucionit serb kundër sundimit otoman në vitin 1804 si edhe hartimin e kushtetutes së parë në 1835.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button