Azerbajxhani e kushtëzon gazin për Shqipërinë me votën kundër Armenisë


Nuk mori asgjë pa dhënë diçka tjetër më të madhe në këmbim ky kryeministri ynë. Do niset për në Azerbajxhan, ku deklaron se do marrë mbështetje për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik. Shqipëria po lobon fort për këtë gazsjellës, edhe pse dyshimet janë se Italia, një vend shumë kyç në projekt, nuk e përkrah atë. Kujtoni këtu si e ka shpërfillur Berishën Berluskoni për këtë çështje. Por siç raporton Shqiptarja.com, Berishës i është kushtëzuar përfitimi nga gazi i Azerbajxhanit me votën kundër ndaj Armenisë në konfliktin që kanë dy vendet për rajonin e Nagorni- Karabak. Në Azerbajxhan kanë qenë edhe kryetarja e Kuvendit dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që tani shkon edhe Berisha. Por nëse do përkrahë Azerbajxhanin, Berisha do duhet të barazohet me Serbinë dhe do të dalë kundër parimit që e bëri Kosovën të pavarur. Azerbajxhani është një aleat i Serbisë pasi nuk lejon pavarësinë e Nagorni- Karabak, i banuar nga shumica armenë, njësoj sikundër Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë, Rahman Mustafauyev, dha një intervistë për “Tirana Times” dy ditë më parë, ku foli për konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duke dhënë edhe detaje konkrete se në ç’fazë janë bisedimet që deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Por ai theksoi se “vlerëson maksimalisht qëndrimin principial të Shqipërisë për çështje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit”. Zoti Mustafayev tha se Baku e mirëpret vizitën e kryeministrit shqiptar. “Do të jetë vizita e parë e këtij niveli kryeministror në vendin tonë dhe pala e Azerbajxhanit është gati të bëjë më të mirën e saj për të qenë e dobishme dhe e suksesshme. Ne jemi të bindur që vizita e Sali Berishës – kryeministrit dhe presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Shqipëri, – do të kthejë një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” shtoi ai.

Edhe me këtë qëndrim Berisha ka shkuar larg. Nëse do dilte hapur kundër Armenisë, kjo do ishte shumë e rëndë.

Ndërkohë një sekser i qeverisë, një biznesmen pranë familjes Berisha, ka kohë që merret me rajonin e Nagorni Karabak në median e tij.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button