100 mijë euro për t’u bërë shqiptar

Emirjon Senja
Pas nismave disa vjeçare për të thithur sa më shumë investime të huaja, duke filluar nga ajo “Shqipëria 1 euro”, shkurtimi i procedurave të regjistrimit të bizneseve apo pagimit të detyrimeve, mbrojtja në çështje gjyqësore, etj., qeveria duket se po ndërmerr një tjetër të ngjashme duke kërkuar t’i josh të huajt me dhënien e shtetësisë shqiptare. Kryeministri Berisha parashtroi dje në mbledhjen e qeverisë planin për dhënien në mënyrë automatike të shtetësisë shqiptare ndaj të gjithë atyre të huajve që investojnë më shumë se 100 mijë euro në Shqipëri. Qeveria pritet t’a realizojë këtë duke ndryshuar ligjin “Për shtetësinë”.

Shifrat
Më shumë se me joshjen prej shtetësisë shqiptare, ndryshimet ligjore të publikuara dje nga Kryeministri duket se kanë të bëjnë në dhënien e një garancie më shumë të huajve që do të investojnë në Shqipëri. Nisma në fjalë vjen pikërisht në momentin kur të dhënat flasin për një ulje të investimeve të huaja direkte. Kjo vërehet edhe në treguesit e publikuar nga Banka e Shqipërisë si edhe institucione të tjera ndërkombëtare, siç është përshembull Instituti i Studimeve Ekonomike në Vjenë.

Investimet e huaja patën një hov gjatë vitit 2007 me një volum prej 647 milionë dollarë duke shënuar një rritje prej 106 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Rritja vijoi edhe në 2008-ën, por me ritme më të ulta. Investimet e huaja në 2008 ishin 888 milionë dollarë. Në vitin 2009, pati një rritje minimale të tyre me vetëm 6 për qind, ndërsa në vitin 2010 rritja vijoi me 18 për qind. Gjatë këtij viti në Shqipëri u investuan rreth 1.1 miliardë lekë. viti 2011 ndërkohë ishte ai gjatë të cilit flukset e jashtme pësuan ulje duke shënuar rreth 820 milionë dollarë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se pjesa dërrmuese e investimeve të huaja në Shqipëri rreth 70 për qind e tyre kanë të bëjnë me privatizime të pronës publike dhe koncesione.

Ekspertë të ndryshëm e konsiderojnë krizën që po kalojnë vendet e Bashkimit Evropian një mundësi për Shqipërinë për të thithur investime të huaja. Këtij diskursi i është bashkuar edhe Banka e Shqipërisë, ku në një pjesë të mirë të fjalimeve të tij, Guvernatori Ardian Fullani ka theksuar se vendi duhet të shfrytëzojë krizën e vendeve përreth duke u bërë me atraktiv për investime.

Problemet
Shqipëria ka dy karakteristika të cilat janë cilësuar si pengesë kryesore për vendin. E para është çështja e pazgjidhur e pronës. Janë me dhjetëra rastet kur biznese apo biznesmenë të ndryshëm kanë tentuar të investojnë në Shqipëri ndërsa janë përballur me procese të tejzgjatura gjyqësore duke i lenë zgjidhjen e fundit largimin. Situata e acaruar politike ndërkohë është konsideruar si një tjetër faktor i cili step të huajt të investojnë në Shqipëri. Këtyre faktorëve i shtohen më pas edhe mungesa e infrastrukturës si edhe problemet me sistemin gjyqësor. Në vend të parë për nga thithja e investimeve të huaja paraqitet Serbia, ndërsa Shqipëria renditet e dyta para Malit të Zi.

Erjon Braçe: Po bëhet për votat e 2013-s
Sali Berisha vendosi: shtetësia shqiptare në shitje! Çmimi 100 mijë euro për person! Ky është kulmi dhe nuk mund t’ia bënte Shqipërisë një shqiptar! Kurrë! Pra, për Sali Berishën: shtetas shqiptar mund të bëhet edhe një serb, edhe një maqedonas, edhe një grek, edhe një turk, italian, francez, pra edhe një egjiptian etj., që ka 100 mijë euro, pavarësisht kombësisë që ka, pavarësisht të shkuarës kriminale apo jo që ka, pavarësisht burimit kriminal apo jo të 100 mijë eurove të tij! Kur e dëgjova këtë m’u kujtua: në vitin 1995, Sali Berisha u dha shtetësinë shqiptare anëtarëve të celulës islamike të Xhihadit, të gjithë të kërkuar në Egjipt e disa shtete të tjera për terrorizëm! Ky, Sali Berisha, iu dha identitet të ri! Kjo që Sali Berisha po i bën Shqipërisë e shqiptarëve është e pashembullt! Për para! Për ca vota më shumë në 2013-n!

Shifra
1 024 Dollarë për frymë janë përllogaritur investimet e huaja në Shqipëri. Në vend të parë për nga volumi (jo rritja) qëndron Kroacia me 4 000 dollarë për frymë, në vend të dytë është Mali i Zi me 3 800 dollarë për frymë, në vend të tretë është Serbia me 2 000 dollarë. Për sa i përket rritjes, në vend të parë është Serbia, ndërsa në vend të dytë Shqipëria.

70 për qind e investimeve të huaja direkte në Shqipëri janë nëpërmjet privatizimeve publike dhe koncesioneve. Shqipëria thithi 1.1 miliardë dollarë investime të huaja në 2010, ndërsa shifra ra ndjeshëm në vitin 2011

Rritja e investimeve të huaja (në %)
Investimet e huaja direkte patën një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2007 dhe atij 2010, ndërkohë që sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Ekonomike të Vjenës, ato përllogariten në rreth 820 milionë dollarë në 2011

2006       22% (314 mln USD)
2007       106 % (647 mln USD)
2008       37 % (888 mln USD)
2009       6 % (942 mln USD)
2010       18 % (1.1 mld USD)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button