Gjykata skenare për shqiptarët e dënuar të Preshevës

Gjykata e Qarkut pranë Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd ka nisur me skenare dhe manovrime sa i përket përsëritjes së procesit gjyqësor për nëntë shqiptarët e dënuar për krime lufte nga Lugina e Preshevës.

Siç raportojnë përfaqësuesit e familjes dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) e cila po ndjek procesin gjyqësor, rigjykimi është dashur të fillojë dje, por ai për shkak të manovrimeve është shtyer për 13 dhe 22 shkurt të këtij viti.

Nëntë të rinjtë shqiptarë të Preshevës janë të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me sugjerimin për një proces të ri gjyqësor.

“”Por, Trupi Gjykues me në krye Gjykatësen Snezhana Nikoliq Garotiq menjiherë filloi me manovrime. Së pari ishte shkelur rregulli ligjor i lajmërimeve në tabelën zyrtare, ku në vend të tetë, lajmërimi ishte bërë vetëm një ditë më parë, e dyta, familjarëve dhe nën-Kryetarit të KK të Preshevës Orhan Rexhepit nuk iu lejua hyrja në sallën e Gjykatës, e treta ishte arsyeja banale e ndarjes apo jo të lëndës në dy pjesë dhe e katërta, sekuenca provokative e zëvendës-Prokurorit Mioljub Vitoroviq në shprehje të ngushllimeve Selimon Sadikut për vajzën e tij të vdekur kohë më parë, deri aty sa edhe i fshiu kinse lotët që po i pikonin, dhe pastaj fjalia e tij se në këtë rast duhet të kemi mirëkuptim sepse jemi të një gjaku, në çka reagoi menjëherë Agush Memishi duke ia kthyer se me pretendimin e të qenurit të një gjaku, Rigjykimi që po fillon duhet të jetë plotësisht i drejtë e jo si ai i pari”, theksohet në njoftimin e LKSH.

Nëntë Shqiptarët nga Presheva akuzohen për Krime Lufte, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun. Këto “krime” u paskan kryer nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999. (R.Demiri/INA)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. 9 SHQIPTARE NGA PRESHEVA AKUZOHEN PER KRIME LUFTE ??DHE KUSH PO E BEN GJYQIN ??BEOGRADI ??kjo nuk eshte zgjohu shqiptar por cohu nga varri o shqiptar se serbet tani po na bejne edhe gjyqe

  2. Poshtersi me te madhe nuk ka…..Une skam degjuar qe per serbet te behen gjykime per krime lufte….ndoshta nuk do ju dalin gjykatat dhe gjykatesit qe kane, per ti denuar te gjithe se jane me siguri me qindra kriminele serb. Rrace me e poshter se serbet nuk ma ha mendja te kete ne kete rruzull ku jetojme…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close