A mund të marrë një kompani greke me koncesion Kalanë e Gjirokastrës?

Lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion për 99 vite monumentet e kulturës në Shqipëri si kalatë dhe kështjellat, po qarkullon edhe nëpër mediat e huaja. Ndërkohë kryeministri këmbëngul se kjo është më e mira që mund të bëhet. Studiuesi Auron Tare thotë se ekziston një rrezik tjetër. Duke folur për shqiptarja.com, Tare thotë se procedurat për dhënie me koncesion janë të errëta dhe të paqarta. Nuk ka asnjë kriter për kompanitë që do marrin për një shekull pasuritë e shqiptarëve. Dhe Tare sjell një shembull të rëndë nga dhënia me koncesion e Kalasë së Lëkursit:

“Fjala vjen, a mundet një kompani malazeze të marrë me koncesion Kalanë e Shkodrës? Po një kompani greke a mund të marrë me koncesion Kalanë e Gjirokastrës? Për të ilustruar këtë pikë po citoj këtu pjesë nga broshura e një kompanie kroçieresh qipriote, që ndalon edhe në Sarandë dhe ju ofron pasagjerëve të saj një vizitë në Lëkurs. “Lëkursi është një manastir i fortifikuar, i ndërtuar në shekullin XVI. Emri vjen nga greqishtja e përkthehet një vend i ndriçuar”. Kur e pyetëm kompaninë mbi tekstin e kësaj broshure, na u përgjigjën se ky tekst ju ishte dhënë nga pronarët e kalasë dhe agjencia turistike e familjes Angjeli, që organizon vizitat. Po Ministria jonë e Kulturës ku është? A ka Ministria jonë, që ka dhënë me koncesion këtë monument, një interpretim zyrtar për të,” thotë Tare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. Po Greqise po i kerkojne te shese mmuseumet e veta,qe te laje borxhet!! Ky i premtoj ti jape te Shqiperise qe ti marre te ardhurat Greqia 🙂 O vaj me det per Minister qe ka Shqiperia e shkrete!! Sa inat i paska Shqiptaret ky or amani…nuk mendon fare per popullin, per atdheun!!!

  2. Ai do ndaloje se punuari keq per Shqiperine ne momentin qe sdo kete mundesi te drejtoje apo punoje ne politiken shqiptare……mbetet vetem mosvotimi i tij si kryeminister……dhe votimi i atyre forcave politike qe e thone hapur dhe me te drejte se Shqiperia eshte e shqiptareve dhe e atyre , qe ndershmerisht duan te punojne e investojne ne ate vend. Por zgjuarsia dhe pjekuria e cdo politikani fillon se pari ne perkushtimin e tij tek vendi dhe balta ku ai jeton dhe ajo quhet Shqiperi. Ky eshte mendimi im.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button