Mijëra qytetarë në protestën në Prizren

Në kundërshtim të projekt-ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, sot janë tubuar me mijëra qytetare në protestën me moton “Nuk e duam ligjin”. Protesta e mbajtur në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, e organizuar nga shoqëria civile e Prizrenit ka dëshmuar edhe një herë mospajtueshmërinë e qytetarëve të Prizrenit me këtë projekt-ligj.



Në protestën qytetare u bë thirrje për heshtjen e fundit 15-minutësh, pas së cilës janë paralajmëruar veprimet edhe më të forta të shoqërisë civile dhe qytetarëve, deri në mosbindje qytetare ndaj ligjit nëse ai miratohet përfundimisht në Kuvendin e Kosovës.

Përveç fjalimit të organizatorëve të protestës, qytetarëve iu kanë adresuar edhe Bashkim Kajdomçaj nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

Protestën qytetare të 29 janarit, publikisht e kanë përprahur: Lidhja Demokratike e Kosovës (dega Prizren),Lidhja Demokratike e Dardanisë (dega Prizren), Lëvizja për Bashkim, Pardia e Drejtësisë (dega Prizren), Bashkimi Demokratik, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike Turke (dega Prizren), Balli Kombëtar, Bashkësia Islame e Kosovës (Prizren), Teqeja e Saraçhanës (Prizren), Organizata e Veteranëve të Luftës (dega Prizren), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, AEGEE Prishtina (asociacioni i studentëve evropian), komuniteti afarist i Prizrenit dhe shumë OJQ individualisht nga Kosova dhe Shqipëria.

Edhe një herë është potencuar se protesta është qytetare e organizuar nga shoqëria civile, gjatë së cilës, qytetarët pa marrë parasysh bindjet dhe orientimet e tyre politike, fetare, apo etnike protestuan të bashkuar nën moton “Nuk e duam ligjin”. Nuk e duam këtë ligj sepse Kosova posedon me legjislacion të avancuar dhe institucione adekuate për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, derisa mangësia kryesore është mos-respektimi dhe mos-zbatimi i ligjit. Nëse nuk respektohen ligjet ekzistuese për trashëgiminë kulturore, çka na garanton që një ligj i ri do të respektohet?! Kjo është vetëm edhe një dëshmi që ligji për Qendrën Historike të Prizrenit nuk e ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por krijimin e situatave të reja favorizuese për një bashkësi të caktuar fetare, që paraqet diskriminim të qartë të qytetarëve të Prizrenit.

Koalicioni i OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit ditëve në vijim do të njoftojë për veprimin e ardhshëm qytetar në kundërshtim të projekt-ligjit. Njëherit, është bërë e ditur se Koalicioni i OJQ-ve e ka përgatitur parashtresën për Gjykatën Kushtetuese, në rast se projekt-ligji miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Qeveritaret shqiptare si te kosoves dhe te tiranes per te krijuar identitetin e tyre si politikane duhet te ruajme historine tone ,objektet historike te kombit tone ,duhet te korigjojme historine tone ne menyre apsolute per te perfocuar identitetin tone shqiptare .Nuk duhet te harojme se te gjitha shtetet qe kane perfituar ne menyre te padrejte teriroret tona shqiptare artopolanti ityre nacionalist propagantdistik ka 100vjete qe deformojne historine e vertet te popullit tone shqiptare duke genjyer ne menyre sistematike,evropa per arsyt e veta ben nje sy qor dhe nj vesh shurdh kunrejt ketij realiteti.Pikerisht ketu eshte pikenisja ku politikanet tane te nisin punen per te balancuar interesat e reja ekonomike dhe ato politike te BE-se me interesat tona historike kombetare te popullit tone te manipuluara nga konferenca e londres ne menyre te padrejte.Kombi yne shqiptare mbijetone ne dy shekujt e fundit i ndergjegjesuar me iden nje komb nje popull,kjo eshte ajo qe frikesone komshinjte tane dhe brenda politikes moderne te bashkimit evropiane na servirin idene nacionaliste si ide e dale nga koha dhe ne te njejten kohe punojne shume forte qe tu eqin shqiptareve identitetin si perdorimi i gjuhes ,i simboleve dhe tani kerkojne zhdukjen e objekteve historike me duart tona.Politikanet tane duhet te degjojne deshiren e popullit,nese evropa ne nuk duhet te futemi te perçare si popull dhe me troje te coptuar,motoja nje komb nje poull duhet kuptuar nga çdo politikane shqiptare si detyre per te mbrojtur çdo te drejt te shqiptarev qe ndodhen jashte teritoreve tona shqiptare dhe jo te luftoni per te hequr keto drejta popullit tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close