Digjet flamuri maqedonas, thyhet autobusi

Në Strugë, mbrëmë një person i panjohur e ka djegur flamurin maqedonas para shtëpisë së kulturës “Vëllezërit Milladinovci”, kurse një grup tjetër flamurin shtetëror para godinës së Komunës e ka ndërruar me flamur islam dhe shqiptar.

Në një interval kohor prej dy orëve është sulmuar me gurë edhe autobusin “Spirija”, që shkon deri në fshatin Vevçani. Siç njoftojnë nga kjo kompani, udhëtarët janë frikësuar, kurse xhamat e thyer e kanë lënduar shoferin e autobusit.

Nga SPB e Ohrit kanë konfirmuar se ka pasur incidente. Informojnë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për t’i gjetur kryerësit e këtyre veprave.

Ky incident ka ardhur pas protestave të qeta të ditës së djeshme nga qytetarë të fesë islame, të cilët kanë reaguar ndaj skenave antiislame që janë paraqitur në Karnavalin e sivjetmë të Vevçanit, raporton Zhurnal. Ata kërkuan të mos luhet me ndjenjat fetare e kombëtare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. zghohuni SHQIPTARE.. te Maqedonise e te gjitha trevave te tjera Shqiptare. Fillojeni me ata shqiptare qe u perfaqesojne ne Shkup, duke mbushur xhepat e tyre e jo duke mbrojtur vlerat e te drejtat tona. Keta bastarde te paskrupullt qe do te ofronin edhe familjen e tyre per nje post e per ca para. . . . ARBANESIS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close