Skandal – Imami krenar për mungesën e flamurit: Ishte takim privat!

Drejtoria e Shtypit, Informacionit dhe Marrëdhënieve Publike në Ministrinë e Mbrojtjes sqaron se ditën e premte, dt.20 janar 2012, përgjatë vizitave zyrtare e protokollare të z. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, në takimet e tij me homologun, z. Fatmir Besimi, ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë, është respektuar konformë të gjitha rregullave ndërkombëtare, protokolli identifikues ndërmjet dy shteteve, prania e dy flamujve kombëtar. “Po me 20 janar, mbas asaj vizite zyrtare, z. Imami, pranoi ftesën konfidenciale për një takim informal me z. Poposki, ministër i Jashtëm i Maqedonisë. Ky takim u zhvillua pa protokollin dhe pa agjendat rutinë, të takimeve të paravendosura.
Takimi është zhvilluar konfidencialisht me kërkesën e z. Poposki, si vlerësim dhe respekt i politikës mbështetse të Qeverisë Shqiptare, që Maqedonia të integrohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Sqarojmë se e tërë axhenda e takimeve dhe bisedimeve që z. Arben Imami zhvilloi gjatë vizitës së tij dy ditore në Maqedoni, ishte e suksesshme. Gjatë takimeve që Ministri Imami zhvilloi me homologun e tij, Fatmir Besimi, me zv.kryeministrin e Maqedonisë, z. Musa Xhaferri, me Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si dhe në takimin konfidencial me ministrin e Jashtëm Popovski është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me forcimin e mëtejshëm të marrëdhenieve dhe avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në funksion të shfrytëzimit të kapaciteteve të përbashkëta që posedojnë dy vendet në fushën e Mbrojtjes, për sigurinë rajonale, për mbështetjen që Shqipëria jep për integrimin e plotë të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, thuhet në deklaratë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. Po flamuri i Maqedonisë pse ishte aty?? dmth ju keni bërë takime fantazma atje,sa hipokrita që janë polikuajt tanë sa që edhe gënjeshtrat nuk dinë ti rregullojnë si duhet..!!!!

  2. Shume te drejte ka parafolesi, pse mungonte vetem Flamuri i Shqiperise dhe ai maqedon ishte shume dukshem ne ate bisede. Edhe sikur shume shpejt te ishte organizuar kjo bisede , pra spontanisht , personelit te ministrise do i duheshin vetem 15 min. per te sjelle flamurin shqiptar ne ate bisede te ministrave. Po flasim per spontanitetin, po kamerat dhe stacionet televizive qe ishin te pranishem ne ate bisede si u ndodhen aty ne qoftese do te ishte nje bisede qe nuk ishte ne protokoll ?? Disave mund te mos u shqetesoje ky fakt "ordiner" per punen e flamurit shqipetare , "ishte – s`ishte", por une mendoj se sejcili qe ka nje post te tille sic eshte edhe ministri Imami apo minister te tjere duhet te jene se pari shqipetare ne zemer e veprime ashtu sikunder jane edhe perfaqesuesit e ketij rangu nga vende e tjera te botes. Kush nuk respekton veten e tij te mos presi ta respektojne te tjeret dhe aq me shume sllavet maqedonas, te cilet e kane treguar gjate gjithe kohes , se jane antishqiptare. Kete e dine edhe ata qe drejtojne e udheheqin shtetin shqiptare, por fatkeqesisht jane hipokrit dhe frikacake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button