Tifozëve u bashkohen edhe hendbollistët e kombëtares duke ofenduar shqiptarët

Hendbollistët e reprezentacionit të hendbollit të Maqedonisë kanë brohoritur dhe kënduar mbrëmë këngë raciste dhe antishqiptare pas përfundimit të përballjes me Çekinë.

Brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga hendbollistët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të cilët u përfshinë në shoqërinë dhe festën me tifozët për të festuar fitoren në kuadër të Kampionatit evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.

Kjo lëvizje kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.

“Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve. ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja”, thekson Lëvizja “ZGJOHU”.

Sipas “ZGJOHU!”, derisa “në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhepse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë”.

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll është i pastër etnikisht nga lojtarë maqedonas dhe pa ndonjë lojtarë të komuniteteve tjera.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

3 Komentet

  1. Kur ju thoni qe ekipi i Maqedonise "eshte i paster etnikisht…" Une do te thoteja qe eshe e menyre perfekte I PISTE, dmth aq i piste sa te bardhen e quan te zeze!

  2. o qka me ju thon be bura,a jeni tu e kuptu a ende jeni ne gjum se me ata shkerllata kopil sllav ska jetese,por ky ali begu shkon e i gjunjezohet gruevsk n..q…,por duhet nje her e per gjithmone se ajo toke eshte ILIRIDE dhe duhet te bashkohemi me shqiperine,RROFTE SHQIPERIA ETNIKE.

  3. Po nuk eshte e vertete se kombetarja e maqedonise eshte etnikishte e paster aty ka bullgar ,grek shkije e dreqi e din qka , e sa qe kane skanduar kunder shqipetareve ata nuk e kan pernjemende me te vertete ata skandojne kunder faktit se ata nuk jan komb ata me gjithe deshire do te ishin komb si ne por kan krize te identitetit e aty as zoti nuk mund te ju ndihmoje as vete nuk e din se qa jane .Pershendetje nga nje Shqipetare me identitet te zgjidhur 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button