Rama, Thaçit: Nuk na takon ti japim leksione njëri-tjetrit! Albini më pëlqen

Kryetari i Partisë Socialiste ka replikuar në distancë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi pas deklaratës së këtij të fundit që krahasonte protestën e 21 Janarit në Shqipëri me atë të Vetëvendosjes në dy pikat kufitare me Serbinë. “Leksione njëri tjetrit nuk na takon ti japim. Kjo në respekt të njëri-tjetrit dhe të dinjitetit të njëri-tjetrit”, u shpreh Rama duke ju drejtuar atij që e cilësoi “miku im Hashim Thaçi”. Më tutje ai foli edhe për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe përzgjedhjen e tij në Shqipëri si personaliteti i vitit 2011. “Nuk e di pse është votuar por unë mund të them se do ta votoja Albin Kurtin si personalitet i vitit sepse është një shqiptar që më pëlqen shumë. Përtej padakordësisë për qasjen politike është një qytetar i kulturuar, i denjë dhe më pëlqen si shqiptar. Përsëris kjo përtej qasjes politike që unë do zgjidhja apo që kam zgjedhur”, tha Rama.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button