Serbia e shokuar: Shakira pranon pavarësinë e Kosovës

Në sajtin e RTS në internet u shfaq një lajm i cili ka tronditur komunitetin serb në tërë globin:
Këngëtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistët
e Barcelonës Pique dhe Xavi, kan dhënë nënshkrimin e tyre në fanelën në përkrahjen të
kërkesës “Pranoni Kosovënnë FIFA dhe UEFA”.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për serbët, fanelën vetë në duart e tij e mbante Presidenti i FIFA – Sepp Blater! Ky lajm i tmerrshëm për serbët ngriti në Internet pakënaqësitë duke u kërcënuar për hakmarrje ndaj Barcelonës dhe United posa të ndodhen në Beograd, shkruajn mediat në Serbi.

Në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë “ në Cyrih reporterët e radio televizionit te Serbisë
informojnë se ka ndodhur një incident i paprecedent anti-serb. I pari u paraqit lojtari i
Barcelonës Xavi duke nënshkruar fanelën në të cilën shkruan : “Pranojeni Kosovën në FIFA dhe
UEFA,” dhe pastaj kamerat kanë shënuar një moment kur këmishat janë nënshkruar
publikisht nga këngëtarja Shakira, mandej Alex Ferguson që është menaxher
i ekipit të futbollit Manchester United.

Për t’i qetësuar vizitorët e vet portali i RTS iu ka ofruar lexuesve të vet një shpjegim
legjendar: gjoja se Xavi, Sir Alex dhe Shakira nuk e kanë ditur fare se çfarë përmban
shkrimi në fanelë dhe edhe më shumë interesant e vëjnë në pikpytje se nëse e dinte Presidenti
FIFA-s se çfarë mbanin në duart e tyre.

Në fund të këtij lajmi tragjik për serbët, portali i Tijanicit, sic e quajnë në Serbi transmeton: “Përndryshe që nga shpallja e pavarësisë Kosova është duke u përpjekur që të bëhet
anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por këto organizata dis aherë refuzuan kërkesën me arsyetimin
se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Statuti i këtyre dy organizatave thotportali Tijanicit se anëtarë mund të jenë vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së”. /Ismet Azizi/

Ja linku i portalit serb Novine qe e transmeton lajmin: http://www.e-novine.com/entertainment/entertainment-vesti/57324-akira-priznala-nezavisno-Kosovo.html

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close