Lirohet piloti James Berisha

Pas angazhimeve të vazhdueshme, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht lirimin e pilotitit shqiptaro-amerikan, James Berisha, që gjindej i paraburgosur në shtetin e Eritresë.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli, thuhet se aktualisht zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me pilotin Berisha, gjenden në udhëtim e sipër nga kryeqyteti i Eritresë, Asmara, për në Stamboll, ku edhe do të kalojnë natën, ndërsa nesër, ata do të arrijnë në Prishtinë.

“Zëvendëskryeministri Pacolli është angazhuar intenzivisht për lirimin e pilotit shqiptaro amerikan, i cili ka qenë duke u angazhuar në misionin e tij lobues “Flying For Kosovo”, që nga dita e humbjes së kontakteve, më 15 gusht 2011.

Gjatë kësaj periudhe, zoti Pacolli është takuar disa herë, me zyrtarë të lartë të shtetit të Eritresë, duke përfshirë këtu edhe një takim në Nju Jork me presidentin e këtij shteti.

Zoti Pacolli, falenderon të gjithë zyrtarët e shtetit të Eritresë që kontribuan në lirimin e zotit Berisha.

Zoti Pacolli realizoi edhe premtimin e dhënë për nënën e zoti James Berisha, se nuk do të ndalet deri sa djali i saj të ishte i lirë dhe drejtësia të triumfonte”, thuhet në komunikatë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close