AK: Qeveria po i paguan haraçin Athinës me vendimin për varrezat e reja greke

-Berisha urdhëron ngritjen e një grupi pune për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas lajmit se qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune për të kërkuar varreza të reja të ushtarëve grekë në Shqipëri. Aleanca Kuq e Zi thotë se qeveria po i paguan haraçin Athinës zyrtare.

Nëntë ditë më parë kryeministri Sali Berisha ka ngritur një grup pune për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë. Një gjeneral dhe shtatë zyrtarë të lartë do të vihen në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë viteve 1940-1941 në territorin shqiptar. Grupi i punës për gjetjen e eshtrave është ngritur me urdhër të kryeministrit Sali Berisha, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit

mes Shqipërisë dhe Greqisë, të ratifikuar në Parlament në mars të vitit 2010.

Urdhri i kryeministrit mban datën 11 janar të këtij viti, ku fillimi i punës për gjetjen, zhvarrimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë përcaktohet muaji maj. Vendimi i para pak ditëve urdhëron:

“Ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës, të komitetit të përbashkët të ekspertëve grekë e shqiptarë për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941,

dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Sipas vendimit, grupi ndërinstitucional i punës që është pjesë e komitetit të përbashkët të ekspertëve grekë dhe shqiptarë, do të realizojë kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave të ushtarakëve grekë

Grupi ndërinstitucional i punës do të drejtohet nga Gjeneral brigade, Gjergj Vladi, drejtor i Muzeut të Forcave të Armatosura, ndërsa do të ketë në përbërje funksionarë të Ministrisë së Jashtme, të Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes dhe drejtues e specialistë të Arkivit të Shtetit dhe atij të Ministrisë së Brendshme

Gjithsej do të jenë 8 anëtarë, por drejtuesi mund të kërkojë përfshirjen në këtë proces të personave të tjerë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button