Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vangjel Dule e Bollano në Athinë, ankohen tek qeveria greke për censusin

Ashtu siç ishte parashikuar, Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano zhvilluan ditën e djeshme një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” Vangjel Dule dha disa detaje të këtij takimi, ku në qendër të diskutimeve ka qenë situata e minoritetit grek në Shqipëri, por edhe procesi i regjistrimit të popullsisë. “Së bashku me zotin Bollano patëm një takim njohjeje, por dhe në të njëjtën kohë edhe informimi, me ministrin e ri të Jashtëm, Stavros Dimas. Ishte një takim ku ne paraqitëm problematikat në lidhje me të drejtat e minoritetit etnik grek dhe hapat që ne mendojmë si të domosdoshme që duhen të ndërmerren për përmirësimin”, – u shpreh Dule. Më tej, kreu i PBDNJ-së vijoi, duke theksuar se ishte një takim i zhvilluar në një klimë shumë të ngrohtë, i cili sipas tij garanton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që OMONIA e PBDNJ kanë me qeverinë greke. I pyetur nga “GSH” nëse në temat e diskutimit ishte dhe Censusi e marrëveshja e ujërave, Dule është shprehur, se një nga çështjet prioritare të OMONIA-s dhe PBDNJ-së është dhe censusi. Ndërkaq, Dule është rezervuar të japë komente në lidhje me diskutimet e bëra mbi këtë çështje me ministrin e Jashtëm Grek, Stavros Dimas, pasi sipas tij, i takon Ministrisë së Jashtme të japë detaje në lidhje me atë që është diskutuar në takim.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button