Thaçi: Vetëvendosje po vetëfundoset, Aleanca Kuqezi është Faqezi

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi akuzoi lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërsa Aleancën Kuq e Zi, që mbështet këto aktivitete, si aleanca “Faqezi”.

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Thaçi shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

“Patriotizmi sot është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare”.- deklaroi Thaçi.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Kosovës në rast se do të ketë provokime nga protestuesit.

Vetevendosje ka paralajmëruar nje aksion me moton “Serbia nuk kalon”, që pritet të zhvillohet më 14 Janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’.
Sipas Vetevendosjes, aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikës së Serbisë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button