Kurti, apel në Tiranë: Mbështetje për 14 janarin

TIRANE- Lëvizja “Vetëvendosje” ben apel nga Tirana per bashkim ne aksionin qe ajo do te ndermarre ne 14 janar per bllokimin e pikave te kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë.

Albin Kurti, duke folur gjate nje konference per shtyp ka bere me dije se ne kete date do të protestohet në mënyrë paqësore për të mbrojtur prodhimin shqiptar, ndersa ka sqaruar se aksioni eshte kunder Serbise dhe jo kunder popullit.

Ai ka kerkuar edhe mbeshtetjen e shqiptareve te Shqiperise. “Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet që i përkasin kombit shqiptar që është më i madh se këto dy shtete dhe të gjithë duhet të bashkohen për t’iu gjendur kombit shqiptar në vështirësi kudo që ai ndodhet” tha ai.

Sipas Kurtit, më 14 janar në mënyrë paqësore do të bllokojmë kufirin me Serbinë në mbrojtje të vendimit të kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë, në mbështetje të prodhuesve vendor pasi sipas tij reciprociteti sjell barazi dhe barazia sjell zhvillime të qëndrueshme.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close