Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

VOA: Samiti i Berlinit përkeqësoi marrëdhënien Rama- Haradinaj

Marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave u përkeqësuan në pranverën e vitit të kaluar pas takimit të Berlinit më 30 prill të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron që mblodhën udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e tyre evropiane, ndikimet e jashtme në rajon, por, në qendër të diskutimeve, ishte çështja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan VoA.

Pas atij takimi kryeministri Haradinaj tha se është përballur me trysni nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura në nëntor të vitit 2018 që cuan në pezullimin e bisedimeve me Serbinë.

Kryeministri Rama tha atëbotë se nuk i ka bërë trysni Haradinaj për heqjen e tarifave por i ka sugjeruar të dëgjojë kancelaren Merkel dhe presidentin Macron që kane kërkuar nga Haradinaj që taksa te pezullohet përkohësisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj qofte, duke u zotuar që të hyjnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ata vete”.

Haradinaj tha më pas se “ekziston një dyshim i bazuar, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar lidhur me ndarjen e Kosovës dhe se ato diskutime janë bërë nën udhëheqjen e Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Polemikat në distancë ndërmjet kryeministrave janë përsëritur disa herë gjatë vitit të kaluar- shkruan VOA.

Back to top button