Nereida, shqiptarja finaliste në Miss New York 2012

New York – Ajo quhet Nereida Isufi dhe është zgjedhur si konkurrente finaliste në Miss New York 2012 që do të zhvillohet në datën 14 dhe 15 Janar 2012 në New York.

E bukur, inteligjente, energjike dhe konfidente, bukuroshja shqiptare synon të marrë kurorën e Miss New York 2012 duke patur mundësinë të përfaqësojë shtetin e New York-ut në Miss USA.

Nereida, e lindur në Tiranë dhe me banim prej disa vitesh në Dallas të Texasit, po përjeton ditët më të lumtura në jetën e saj duke realizuar ëndrrën e saj për t’u ngjitur në skenën e një prej konkurseve më prestigjioze të bukurisë.

Talentët shqiptarë tashmë kanë dëshmuar aftësitë dhe profesionalizmin e tyre shpesh herë nëpër botë. Sferat e përfaqësimit, ku populli shqiptar ka arritur të prezantoj se ka kualitete të larta, mbeten të shumta.

Bukuria e vajzave shqiptare është dëshmuar në shumë konkurse bukurie se është triumfuese dhe më e veçanta.

E ndër këto është edhe Nereida që do të marrë pjesë në konkursin kombëtar të bukurisë i organizuar nga Donald Trump, “Miss New York”, vajza që ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në një paradë të shqiptarëve të organizuar në Amerikë.

Shpresojmë që bukuroshja shqiptare të mahnisë me bukurinë dhe sharmin e saj.

Në afrim të ditëve të konkursit, nëpërmjet internetit në adresën http://www.dyyno.com/g/missny2012/m/?ch=nereidaisufi mund të jepni ndihmën tuaj duke votuar për Nereida Isufin.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button