Thaçi nuk mund të shkojë në Preshevë

Shqiptarët që jetojnë në Serbinë Jugore nuk mund të shpresojnë shumë në një vizitë të Hashim Thaçit. Kjo pasi Lugina e Preshevës nga perspektiva e ekzekutivit kosovar nuk ofron kushte që kryeministri kosovar ta realizojë një vizitë atje.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, të dielën, në kontekst të kërkesës së një grupi të intelektualëve shqiptarë të Luginës së Preshevës drejtuar presidentes së Kosovës, presidentit të Shqipërisë, kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë për vizitë, ka thënë për “kohën Ditore” se vizita e shefit të saj në komunat e banuara me shqiptarë në Serbi mbetet peng i mosnormalizimit të raporteve të të dyja vendeve.

“Synimi i Qeverisë së Kosovës është kontributi i vazhdueshëm në normalizimin e raporteve ndërfqinjësore në Ballkan. Në një të ardhme nuk mund të ketë diçka që vizita në Luginën e Preshevës të mos mund të konsiderohet e pamundshme, ngase vjen natyrshëm, por kur të krijohen kushtet që ajo të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kusari-Lila. “Raportet e Kosovës me Serbinë janë në proces të normalizimit dhe gradualisht besoj që do të vijë dita kur liderët institucionalë të Kosovës, të Shqipërisë e të vendeve të tjera mund të vizitojnë Luginën e Preshevës dhe vende të tjera në Serbi”.

Intelektualët shqiptarë që jetojnë në Serbi kanë apeluar përmes një letre të njëjtën ditë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës e Shqipërisë të vizitojnë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nismën e tyre ata e kanë ndërmarrë pas vizitave të shpeshta të presidentit serb, Boris Tadiq, në Kosovë.

Gazeta nuk ia ka dalë të merrte edhe një qëndrim nga Presidenca e Kosovës për atë nëse Jahjaga e ka në plan vizitën në tri komunat e banuara me shqiptarë konform apelit të intelektualëve të Luginës. Këshilltari politik për media dhe marrëdhënie me publikun i Presidencës, Arbër Vllahiu, ka parapëlqyer që pyetja t’i dërgohet me shkrim nëpërmjet e-mailit. Mirëpo, të dielën, deri në orët e mbrëmjes ai nuk ka kthyer përgjigje.

Lugina e Preshevës vetëm dy vite me parë kishte qenë në planin e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare dhe kosovare. Kishte qenë Ilir Meta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar që i kishte vizituar tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close