Egjipti për të nxjerr Greqinë jashtë “loje” i “dhuron” Turqisë territor/depozita gazi në Mesdhe

Rëndësia dhe vlera e madhe e depozitave të gazit të zbuluara në truallin 12 në Qipro, detyron Egjiptin të avancojë në një aktmarrëveshje me Turqinë duke nxjerr Greqinë jashtë “lojë”.
Ministri Egjiptian i Naftës, Abdullah Gkchoramp edhe pse deklaroi se pjesa e “dhuruar” Turqisë nuk përfshihet në zonën detare të Egjiptit, ai nuk ngurroi të deklaronte se : “Kufijtë midis Egjiptit, Qipros dhe Turqisë nuk (janë ndarë ende) janë përfshirë në ndonjë aktmarrëveshje”.
Ai pohoi gjithashtu se: “E drejta Ndërkombëtare, parashikon që të tre shtetet duhet të marrin pjesë në përcaktimin e kufijve”, duke theksuar se qeveria Egjiptiane tashmë po punon në këtë drejtim.
Sipas shtypit grekë dhe analistëve të saj, theksohet se me anë të kësaj deklarate dhe akti Ministri Egjiptian i Naftës, Abdullah Gkchoramp, përjashton Greqinë për nga kufizimi në këtë rajon duke e nxjerr jashtë “loje”.
Deklarata e ministrit egjiptian, vërteton devijimin negativ që kishin marrë bashkëbisedimet Athinë-Kajro, lidhur me kufirin detarë dhe depozitat e mëdha të gazit të zbuluara aty.
Në përcaktimin e kufijve detarë në rajon, rolë të madh dhe vendimtar luan dhe ishulli i Kastelorizos si pika strategjike kufitare e përbashkët ndërmjet Greqisë-Qipros dhe Egjiptit dhe Turqisë.
Në të kundërt, siç edhe synon Ankaraja dhe sipas gjasave duket se ia ka arritur qëllimit pas pranimit nga ana e Ministrit të Naftës së Egjiptit, kështu Egjipti tashmë përfiton pjesë kufitare në depozitat e mëdha të gazit në Egje, në të kundërt Egjipti duhej ta pretendonte atë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button