VV: Thaçi na ndali, për t’ia hapur rrugën Serbisë

Serbia është shtet armik dhe kriminal. Dhe këtë jo vetëm karshi Kosovës, por karshi të gjithë fqinjëve të saj. Politika hegjemoniste e Serbisë nuk përfundon me ndryshimin e politikanëve në pushtet. Ajo vetëm ripërtërihet. Dhe me Boris Tadicin, kjo hegjemoni dhe politikë kundërshqiptare ka pësuar një ripërtëritje të fuqishme, thotë Lëvizja Vetëvendosje.

“Prandaj duhet ndalur Tadici. Ai nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë. Ardhja e tij në Kosovë është politikë. Edhe nëse nuk flet fare, ai ecë në politikë. Tadici vjen në Kosovë dhe viziton manastiret ortodokse, jo për shkak të ndonjë sensi të theksuar religjioz, por për ta paraqitur, edhe përmes imazhit, planin e tij politik për Kosovën. Pra, vjen në Deçan e Pejë jo për t’iu falur Zotit, por për t’iu treguar njerëzve se ai i konsideron këto të Serbisë”, thuhet në kumtesën e lëvizjes.

“Qeveria e Kosovës nxori policinë në rrugë për të na ndalur ne dhe për t’ia hapur rrugën Tadicit. Ne e ndalëm Tadicin për ta ndalur Serbinë. Hashim Thaçi na ndali ne për ta lejuar Tadicin e Serbinë”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Per sa kohe qe varferia ekonomike dhe forca gati 0 ushtarake do te mbizoteroje Kosoven (per shume arsye qe shume njerez i dine), per aq kohe do te vijne Tadicat dhe Rruspicat e Beogradit si ne shtepine e tyre, bile edhe te shoqeruar me Eskorte Europiane e per me keq Policine Kosovare.
    Gomarin e nxjerr nga balta vetem i zoti, pra ti harrojme Europianet qe mund te na ndihmojne, po nuk patem djem si Albin Kurti ne krye te vendit, edhepse duket sikur eshte njeri gjaknxehte, shume veshtire te arrihet me keta politikan perparesia ne trojet shqiptare. Vetevendosje + Kuq e Zi + Amerike = Unitet Kombetar + Bashkim Kombetar.
    Kjo eshte formula e shqiptareve per shekullin e sapofilluar, per mendimin tim. Cdo alternative tjeter eshte kohe e humbur dhe uje ne mullirin serb e grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close