Vizatuan hartën, shqiptarët paraqiten në gjyq

Dy nga katër aktivistët e Ilyricum Libertas do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Tetovës në fillim të muajit shkurt. Mediat shqiptare në Maqedoni njoftojnë se, Petrit Ibrahimi nga Tetova duhet të paraqitet në Gjykatë më 2 shkurt, ndërsa Rinor Sllova nga Dibra, pesë ditë më vonë, më 7 shkurt.

Katër aktivistët u arrestuan nga policia më 28 nëntor, ndërsa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi.

Dy aktivistët e tjerë shqiptarë, Valon Kurtishi dhe Tonus Papraniku, ende nuk kanë marrë ftesa për paraqitje në Gjykatë.

Edhe gjykatësit hetues do ti përsëris ato që tashmë i di opinioni. Ne kemi festuar si të gjithë shqiptarët dhe një nga katër aktivitetet e asaj dite, më tepër me impuls rinor, ka qenë edhe vizatimi i Hartës historike me të cilën u shpall pavarësia në Vlorë dhe njëkohësisht ka qenë propozim i Delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës. Potencoj edhe një herë, që vizatimi i asaj Harte nuk jep asnjë mesazh politik dhe nuk provokon askënd. Andaj shpresojmë që drejtësia do të triumfoj në këtë proces krejtësisht të panevojshëm, ka deklaruar për gazetën Koha, Valon Kurtishi.

Aktivistët u arrestuan më 28 nëntor, dhe vetëm pas 6 orëve ata u liruan ku u njoftuan se ndaj tyre është ngritur edhe një padi penale me pretekstin se kanë nxitur urrejtje etnike.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close