Kosovë, qytetarët djegin librin “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut

Libri biografik për Enver Hoxhën i shkruar nga gazetari Blendi Fevziu është djegur në Ferizaj të Kosovës në shenjë demonstrative për përmbatjen e tij. Një grup qytetarësh e ka cilësuar librin si propagandë ndaj figurës së Hoxhës. Ata e përforcojnë këtë qëndrim me argumentin se “libri është shkruar nga nipi i Esat Pashë Toptanit”.
Një prej njerëzve që ka ndërmarrë këtë hap është edhe Remzi Hasani, profesor filozofie. Ai është shprehur se njerëzit duket të krahasojnë librin e Fevziut me librin e para 30 viteve të shkruar nga 12 gazetarë të agjencisë së lajmeve Tanjug me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës”.

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani. Qytetarët e Ferizajt që i kanë vënë flakën dy librave njihen si përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

8 Komentet

  1. Marrina me e madhe qe mundet me ndodhe eshte kjo. Si mundet nje njeri me mend ne koke me e be nje gjest te ketille. Nese nuk te pelqen nuk ke nevoj me e ble e as me e mbajt ne shtepi. Perkunder eshte nje liber shume interesant i publikuar nga nje njeri i talentuar si Blendi Fevziu…

  2. Ne kemi qare per Enverin kur ka vdekur ama ka pas diqka te Enveri qe nuk ka shkuar, sepse mixhallaret tan nga kosova ne kohen e Enverit kan hekur shum keq duke i trajtuar si spiun te shtetit jugosllav duke i keqtrajtuar sikurse ka hekur krejt populli Shqiptar andaj ka te mira e ka edhe te kqija nga xhaxhi jone. Harrova e mira ka qene sa me doket qe nga pershtypja ime ju kan friguar Greket e Sllavet

  3. TURP I MADH SI MUNDET ASHTU ME REAGU,SE SESHTE BE NAMI NE QOFTE SE NE LIBER ESHTE KRITIKUAR FIGURA E TIJ,SE TE GJITHE PERPARA E KEMI ADHURU ENVERIN,POR PAS MONIZMIT E KUPTUM SE SA KISHTE PUNU ENVERI VETUM PER DISA KOMUNISTA E POPULLI KISH PAS VUJTEN,SHUM MIR E KISH PAS KENDU DERVISH SHAQA KUR JA KTHIM KOSOVES SHPINEN E LAM BOREN E GJETUM DIMER,KUSH E QLIROJ KOSOVEN A MOS VALLE ENVERI JO POR I GJITH POPULLI SHQIPTARE DHE ALEANCA AMERIKANE QE DERI DJE ISHTE ENVERI KUNDER AMERIKES PSE SE QLIROJ AIVALLE,SEPSE SKISHTE GUCIM,POR E MBRTONTE4 KARIKEN SA BALLISTA E DEMOKRATA KE INTERVENU QAJ SISTEM E SA NENA KA LEN NE DUAR NE GJI,TURP TE KENI SE JU NE FERIZAJ SE DINI AS VET SE QKA ESHT E MIRA E QKA E KEQJA,SE UN AS SE PERMBAJ LIBRIN POR AS SE KRITKOJ SE SE KAM LEXUAR,POR EDREJTA E SHKRIMTARIT ESHTE TE VLERSOJE VEPREN E ENVERIT.

  4. enverin e pruni ne pushtet dushan mugosha e te tjer komunista jugosllav, kur duhet ta kuptojne shqiptaret nga kosova se enveri ishte ne sherbim te tyne(sllaveve),prandaj nje njeri qe vrau dhe persekutoj vleznit tuj, ne kjoft se i konsideroni te till, si mund ta doni, si do te ishte ne kjofte se ne shqipni thon qe miloshevici ishte i mir.

  5. Ska asgje shqetesuese, kane qene 10 vete qe e kane bere kete, Shqiptaret e Kosoves e kane kuptuar qe moti se Enver Hoxha ka qene turpi i kombit tone.

  6. Haha, ferizaj he mo.PO esht enje Lajm i mire, sepse hapet nje Debate reth Komunizmit te Enver Hoxhes.

    Cilja eshte do mosdoshme ne Kosove dhe Shqipni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close