Shqiptarët protestojnë për flamur në Tuz

Të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme politike, sociale dhe ekonomike, gjatë ditës së sotme do të protestohet në Tuz për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar.

Protesta e shqiptarëve vjen si pasojë e gjendjes së rënduar në respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi, sidomos pas njoftimit për nismën e Qeverisë së Malit të Zi, që synon të miratojë një ligj që ia heq shqiptarëve të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar.

Iniciativën për protestë e ka marrë Forumi Demokratik për Integrim (FDI), kurse në mbështetje përveç shumicës së subjekteve shqiptare në Mal të Zi ka dal edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh).

RrOSh konsideron se tentative për t’u ndaluar flamurin shqiptarëve është një provokim dhe një prapakthim në politika të represionit. Rrjeti i Organizatave Shqiptare fton të gjithë shqiptarët e Malësisë t’i bashkangjiten protestës së FDI, pasi çdo ndryshim e çdo përmirësim në gjendjen e tyre në shtetin e Malit të Zi do të mund të vijë vetëm nëpërmjet angazhimit të tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar.

“Përmes organizimit në aksion populli shqiptar ka qenë në gjendje të mbrojë të drejtat e veta, e sa herë që ka përfunduar i çorganizuar e i fjetur, këto të drejta i janë shkelur e i janë tkurrur. Pra veç ngritja e zërit prej gjithë popullit, konsistenca e këmbëngulja në realizimin e këtyre të drejtave do ta vendosë para përgjegjësisë jo vetëm qeverinë dhe parlamentin e Malit të Zi, por edhe qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat gjithashtu duhet të jenë më aktive në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve të Malësisë së Madhe e të trevave të tjera në Mal të Zi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga RrOSh.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close