Greqia, Delavekouras: Tirana të reflektojë! Duhet të fitoni besimin e minoritetit!
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Gregory Delavekouras është prononcuar sërish për çështjen e vendimit të gjykatës Kushtetuese sa i takon heqjes së kombësisë në certifikatat e lindjes. I pyetur për këtë çështje në një komunikim me median ai tha se “jemi informuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jemi duke e ndjekur këtë çështje nga shumë pranë me qëllim që të garantojmë nëse ky vendim përputhet me kriteret ndërkombëtare sa i takon respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. Është shumë e rëndësishme që qeveria shqiptare të jetë e aftë të fitojë besimin e minoritetit, një besim që u shkatërrua gjatë censusit të fundit që u krye atje. Ndaj qeveria e Shqipërisë duhet të mendojë se si të kultivojë marrëdhëniet e besimit. Sërish, ne jemi duke e ndjekur me vëmendje këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese”.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”