Berisha s’njeh kufij: Do rehabilitoj figurën e Esat Toptanit !!!

Kryeministria Berisha ka mbledhur sot komitetin për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, ku është shprehur se ka ardhur koha që të rishikohet historia, me qëllim rehabilitimin e disa figurave, si Ahmet Zogu e Esat Toptani.

Duke nënvizuar se festimet e këtij shekulli pavarësie duhet të jenë në lartësinë e duhur, kryeministri Berisha tha është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100-vjetëve Pavarësi të Shqipërisë, si mbreti Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina, e mjaft të tjerë, kontributi i vyer i të cilëve është nëpërkëmbur nga historiografët komunistë.

“Unë besoj se disa prej tyre, Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan prishtina duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytetin e vendit, pasi vërtet pavarësia u bë në Vlorë, por kontributi i tyre ishte i madh kudo”, tha kryeministri.

“Ndaj ne nuk kemi absolutisht nuk duhet të kemi asnjë kompleks, se fatkeqësia e vështrimit të të vërtetave historike, ishte se ato u përpoqën të vihen në funksion të një çmendurie ideologjike dhe mandej të manipuloheshin sikundër ato nuk ishin. Mendoj se institucionet tona studimore, kërkimore e shkencore, kanë një detyrë të madhe. Andaj ne duhet të paraqesim të gjithë përpjekjet e tyre”, tha Berisha.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

7 Komentet

  1. Do qe te pastroje figuren e Esat Toptanit,sepse i ka vene qellim vetes te plotesoje vepren e tije
    (Esat Toptanit),shitjen e Shqiperise.

  2. nuk kam koment, ne Kosove dojne qe ta ndryshojne historin shume shpejt sulltan mehmetin do ta kemi ne vend te Gjergj Kastriotit se ky po na del tradhetar se ka luftu osmanljit, ndersa ne Shqipri Avni Rrustemi po na del tradhetar se ka vra esat pash tradhtarin.
    O Avni Rrustemi qu prej vorrit e vraj kta tradhetar, servila, kriminel, hajdut, cuba etj etj se na kan ardh ne pushtet e po na udhëheqin

  3. O sali trathtari o kanceri i shqiperise ,keto gjera qe po en mos ki merak se do zoti te jesh gjalle edhe ti shikosh sa do vuajne fimijet ve ty edhe niprit e mbesat e tua , se zoti do ti nxjeri te keqiat e tua qe ke bere edhe po ben te ata

  4. Sali Berisha ka nevoje te mjekohet nga nje doktor psikiater. Ne qofte se dikush kerkon ta ruaje Salen e Zogut dhe te Esat Pashes, eshte mire ta ndihmoje Salen te largohet nga pushteti dhe nga Shqiperia. O Sali Berisha, ti je njesoj si Esati. Popullit Shqiptar nuk i duhesh aspak. Me mire ik nga Shqiperia. Avni Rustema ka me mijera Shqiperia dhe ti do marresh ate qe do te te japi populli, jo ate qe do te te japi Mbreti fantazme Zog, qe shtypi me gjak revolucionin demokratik te Nolit, duke riardhur ne pushtet me ndihmen e bajonetave te ushtrise serbe Behu i mencur o ish doktori Berisha. Shume zullume i bere Shqiperise dhe mbare kombit Shqiptar. Hajt pac fat.

  5. Saliu si is shitur qe eshte ka marr urdher te shperblej gjithe te shiturit.
    Kesaj i thone qe vetem ata qe i kane kontribuar politikave te caktuara per ti kthyer shqiptaret ne majmune do kene vend ketej e tutje ne shqiperi.
    Sali Bitha, Zoti vonon por nuk te harron! Avni Rustemi do ringjallet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close