Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Obelisku i Xanthit

Nga Fahri Xharra – Profesori dhe akademiku rus V.A. Çudinov në mënyrë shkencore e paska ”zbuluar” se serbët e kanë prejardhjen nga aty ku janë sot por edhe më gjerë. I gjeti faktet bindëse se serbët jo vetëm që ishin banorë të Azisë së Vogël por edhe të Ballkanit. Çudi ! shkollat gjermane paskan dashur të iu mohojnë të vërtetën e origjinës së tyre sepse ardhja e sllavëve në shekullin e 7-të pas Krishtit ishte vetëm s një trillim mohues. ”Janë gjetur dokumente të shkruara në guri , e që datojnë nga shek i 7-të para Krishtit, e që ”bindshëm” e dokumentojnë të kundërten e shkollave gjermane. Bile edhe Dragoljub P. Antiç-i në librin e tij ” Vijueshmëria e Kulturës së Vinçës” e ka ” përjetësuar” teorinë se teknikisht dhe fizikisht ka qenë e pamundur të ketë pasur ”shpërngulje të mëdha serbe në shek. VII psK .

Ne e dimë se ”ajo që është më bindësja për ekzistimin e një populli është Gjuha e tij, shkrimi i tij dhe arsimimi i tij ” shkruan akademiku rus Çudinov .”Me shkrimet në Obeliskun e Ksantosit ( sot në Turqi) , të cilat janë të gjetura , të gdhendura në qytetin Serbin ( sot Ksantos) dokumentohet qartas se serbët ishin banorët e parë të kësaj anëje ”.

Kur flasin gurët , dhe gurët e Ksntosit po “ flitkan “serbisht ! ” Ligjet e shkruara në Obeliskun e Ksantit i ka përkthyer famullitari Svetslav Bilbija.” -shkruan akademiku rus. ”Shkencëtarët, historianët , linguistët dhe arkeologët e botës , edhe në ditën e sotit nuk kanë mundur të deshifrojnë shkrimet etruske-, shkrimet e popullit që ka jetuar para 3 000 vjete te në zemër të Italisë së sotme.” dhe vazhdon ai :” Për deshifrim janë përdorur të gjitha gjuhët e njohura të botës, bile bile edhe gjuhët e Afrikës Qendrore , dhe pa sukses. ”

A e dini se ku ishte “çelësi “ ? Vetëm me çirilikën e gjuhës serbe , atë të Vuk Karaxhiçit u arrijtë që pa vështirësi të lexohet ajo që ishte shkruar 2700 vjet më parë.

Sipas burimeve të Institutit Rus të Civilizimeve të vjetra europiane dhe aziatike (Institut drevneslavяnskoй i drevneevraziйskoй civilizacii ) : ” Ligji i vjetër Likeas i shkruar në obeliskun e gurit në qytetin Sërbin ( Ksanti fxh) rrjedhë nga shek i VII para Kr ,është i shkruar në gjuhën serbo-rasiane.“

(Inscription in Lycian language, Xanthian Obelisk, Xanthus Stele, Xanthos, Antalya Province, Turkey)

Anën veriore të tekstit të obeliskut të Sërbinit (Ksanti fxh) , perkthyesi Bilbija e quan :
” Porosia drejtuar serbëve e cila ishte gdhendur para 2 600 – 2 800 vitesh në qytetin e Likesë ” I tërë shkrimi qenka i regjistruar në përmbledhjen ”Catena Mundi” me titull : ”Libri i gurit mbi ligjet dhe zakonet e Serbëve të vjetër ”,dhe të cilat janë grumbulluar sipas temave për të cilat flitet. Shkrimi në tërësi i kësaj përmendoreje të shkrimeve serbo-rasiane të Likesë së Azisë së vogël , dhe ligjeve të vjetra serbo-rasiane i ka 232 urdhra.
Urdhrat janë të ndara në 16 grupe dhe janë mirë të vërejtura ( të dukshme) në Obelisk. Aty shkruhet (1) Udhëheqja e shteti- detyra e shtetit (2) Detyrimet humanitare të shtetit (3) Lirija e punës dhe e ushtrimit të punës (4) Doket dhe Zakonet (5) Zgjedhja dhe vetitë që duhet ti ket udhëheqësi (6) Detyrat e luftëtarëve (7) Mbi armiqtë (8) Fjale të urta dhe këshilla (9) Këshillat e të parëve për bujqit (10) Detyrime e gropusve të minierave të arit (11) Këshillat mjekësore (12) Veprat penale, dhe dënimet (13) Edukimi i fëmijvet (14) Mbi ushqimin dhe përgatitjen e tij (15) Mbi ushqimin dhe mënyra e të ushqyerit (16) Të gdhendurat e mësipërme duhet lexuar , të mbahen në mend , dhe të zbatohen ”( Nga :Institut drevneslavяnskoй i drevneevraziйskoй civilizacii )

Ju lutem për vëmendje në këtë që po e lexoni, serbët janë shumë mirë të vetëdijshëm se kush janë banorët e parë të Ballkani ( Ilirikut) , ata e dinë mirë se çka thonë, por pse janë aq të zotët në përvetësime së të huajës , unë me zemër të grimcuar i përgëzoj. I përgëzoj edhe nga inati që ne t ´tonën e bëjmë të huaj dhe atyre iu ndihmojmë në përforcimin e rrenave të tyre në arenën ndërkombëtare.:”

Gadishulli Ballkanik është regjioni i parë i banuar nga i cili më vonë , po nga këta njerëz janë përbanuar dhe përhapur në viset tjera të Europës. ” e shkruan të vërtetën akademiku rus , dhe pastaj devijon duke menduar të shtrembëron historinë: ” Banorët e sotëm të Ballkanit janë nipërit trashëgimtarë të Rashanëve t ë cilët banonin këtu që nga kohërat më të vjetra. Shumica e tyre ka mbetur në
stërstër atdheun e tyre , dhe një pjesë tjetër më shpërngulje kanë ndërruar vend në pjesët tjera të Europës dhe të Azisë” e vazhdon ” akademiku rrenc ” rus.

Por , përkundër kësaj ai në një mënyrë e thotë të vërtetën duke harruar që as Europa e as shqiptarët nuk janë te shek. të 18-të , dhe se ne e dimë fort mirë që banorët që ai i quan ”Rashan” ishin fisi i Tribalëve Dardanë. Pra?

”Pasi u lexuan dhe u ndriçuan kuptimet e tëgjitha shkronjave etruske , likejase dhe lidijase, ”i famshmi ” Bilbija i krahasoi me me shenjat e cirilikës së Vuku Karaxhiqit. Por pasi që arrijti që të lexon të gjitha përmendoret e atyre popujve , iu vërsul formimit të fjalorit të gjuhës së vjetër europiane , gjuhës së lashtë serbe. Dhe si rezultat : të gjithë ata popuj ishin nga nën Danubi, pra vendi ku sot jetojnë serbët.”.

Por, sëpata e serbëve dhe e rusëve nuk prenë dy herë me një vend: ” Etruskët . të cilët që para latinëve jetonin në Italinë e sotme , vetveten e quanin Rashan, Për prejardhjen e emrit Ras ka patur shumë diskutime në mes të shkencëtarëve dhe përfundimi i ishte i përbashkët se fjala ishte për të njëjtin fis dhe që e fliste të njëjtën gjuhë ,Rasët. Nga fjala Ras ka lindur edhe fjala Rus. e cila e ka të njëjtin kuptim.” ( akademia e rusëve).
”Rasianët ( rashanët) – vazhdohet më tutje në studimin e rusëve – quheshin edhe banorët e shtetit të Rashkës së Nemanjiqëve. Pra kur flasim për Etruskët , ne në të vërtetë ( serbët e rusët fxh) flasim për rashanët të cilët kanë jetuar edhe më gjerë se territori i Kulturës së Vinçës dhe nga aty ishin shpërngulur nëpër vendbanime të reja të Europës dhe Azisë së vogël.”

U gjet ”corpus delictii” thot rusi kur i ”lexoi” shkrimet në gurët e Obeliskut të Ksantit, ”këto dokumente , me shumë se cindrat e rëndë me avull i ndrydhën falsifikatet t´ashtuquajtures shkollë te Vjenës- Berlinit- Vatikanit.”
Vetëm një pyetje për ne , nga fjalia e tyre :” ….falsifikatet t´ashtuquajturës shkollë te Vjenës- Berlinit- Vatikanit.” , a po e shohim mirë se kush na e mbrojti historinë e të vërtetës, historinë tonë ?

Studjuesi Altin Kocaqi , thotë: ”Mbishkrimet likene janë faktorë i pellgut të madh pellazgjik që fliste mëmën e gjuhëve. Ky pellg kishte kryeqendër të hershme Dodonën.

Pellazgët janë pellgu i kërkuar në shkencën e gjuhësisë, ai pellg që e fliste mëmën e gjuhëve dhe se me Dodonën në Tomorr , shqiptarët autokton në trojet e tyre janë më të vjetrit në këto anë”

Një këshillë : ” Njeriu mund të mos dijë, edhe pse mosdija nuk e arsyeton askënd, por kur t´i tregohet dhe spjegohet dhe ai përsëri nuk do që të di,atëherë ai ose është i marrë ose i prishur në shpirt. Për derisa nuk ia kemi dhënë faktet , mosdijen e tij e kemi shikuar me pafajsi . Por pas të gjithave : ata të cilët ende e gjuajnë popullin e vet me poshtërsinë dhe rrena armiqësore , ata e kanë vendin në Obeliskun e imagjinuar të TURPIT”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button