Alarmi/ Grekët tërheqin 8 miliardë euro nga bankat në Shqipëri

Skenaret për daljen nga zona euro ose për kolapsin e monedhës evropiane po shtyjnë grekët që të tërheqin masivisht paratë e tyre nga bankat. Por nuk është vetëm kjo. Revista gjermane Der Spiegel shkruan se grekët nuk po lënë para në llogari bankare për shkak se druhen nga rritja e taksave, por edhe sepse nuk kanë me çfarë të jetojnë dhe po harxhojnë kursimet

Georgios Provopulos, Guvernator i Bankës Qendrore në Greqi është njeriu i numrave dhe ato flasin qartë. “Në shtator e në tetor depozitat janë reduktuar me 13-14 miliard euro. Në dhjetë ditët e para të nëntorit, tërheqja e parave vazhdon në sasi të mëdha,” deklaroi ai përpara një komisioni të parlamentit grek.
Me një ndershmëri prej një njeriu të çarmatosur, ai deklaron përpara deputetëve se përse edhe pas tre viteve recesioni të thellë, ekonomia nuk po shfaq asnjë syth përmirësimi. “Sistemi ynë bankar nuk ka fuqi të financojë rritjen,” thotë ai.

Vetëm në tetor mendohet se janë tërhequr 8.5 miliard euro. Kurrë më parë që nga nisja e krizës së borxheve në vitin 2009 nuk janë tërhequr kaq shumë para në një muaj.

Pasojat janë fatale. Shumë kompani po falimentojnë për shkak se kreditimi është bërë shumë i kujdesshëm. Shumë familje po humbasin vendet e punës dhe detyrohen të marrin kursimet për të jetuar. Në gusht papunësia u rrit në 18.4 përqind.

Dhe ajo që e bën shumë të rrezikshme situatën është se nëse më parë tërhiqeshin shuma të mëdha, tani kanë nisur të tërheqin dhe sasi të vogla.

Për shembull Nikos B, një mjek i forcave të armatosura, thotë se i ka ardhur në majë të hundës nga kriza monstruoze që nuk di të sosur. Ai ka një punë të sigurt, por thotë se shkurtimet e pagave po ia bëjnë të vështirë mbijetesën. Shumicën e parave i përdor për të paguar një kredi për makinën. “Po si ta zbraz llogarinë time? Ajo është thuajse bosh”. Prej dy muajsh ka nisur të mësojë gjermanisht dhe do të largohet. “E sa më shpejt bile”.

Bën një pauzë të shkurtër dhe ul shikimin. Me një zë të ulët thotë atë që një grek krenar e thotë me shumë vështirësi: “Do ishte mirë të ndryshoja edhe kombësinë”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Po ku eshte e shkruar qe i kane marre nga bankat e shqiperise se nuk e lexoj. Titulli si gjthm nacionalist. Qe greqia do falimentpje eshte e sigurte, shpresoj mos te na mari me vete.Terhiqini dhe ju kursimete nga bankat greke dhe rrini te qete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close