Reperi me famë botërore: Po të kisha mundësinë e rilindjes do të bëhesha shqiptar

Reperi amerikan The Game si dhe beatboxeri francez Eklips e çmendën publikun në sallën Një Tetori me performansën e tyre. Por edhe publiku ua ktheu me brohoritje dhe duartrokitje të shumta.

Premtuan spektakël dhe këtë e bënë. Reperi amerikan The Game dhe beatboxeri francez Eklips e ndezën deri në maksimum, të shtunën mbrëma, sallën Një Tetori, e cila ishte e mbushur përplot me të rinj dhe të reja, që kishin ardhur për ta dëgjuar reperin e njohur amerikan. Edhe pse paraqitja në skenë e reperit u bë pak me vonesë, kjo nuk i mërziti të pranishmit sepse për ta u përkujdesën paragrupet kosovare, ndërsa kur në skenë u paraqit beatbox makineria e quajtur Eklips, atmosfera filloi të nxehej.

Eklips, me performansën e tij, e mahniti publikun. Ai tha se po i pëlqen atmosfera këtu në Prishtinë. Tregoi se ka dëgjuar se këtu ka performuar reperi i njohur 50 Cent dhe se ka folur me admirim për koncertin e tij të mbajtur në Prishtinë.

1 The Game dhe Eklips, shkëlqyen në Prishtinë   FOTO

“Kam dëshirë të vij prapë”, tha Eklips, i mahnitur me duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut.

Ndërsa, në fund, sapo kaluan pak minuta nga mesnata, në skenë u paraqit ai që arriti ta mbushë sallën ‘Një Tetori’. The Game hyri vrullshëm në skenë, duke mos e lenë asnjë minutë publikun të qëndrojë i qetë. Mbi një orë performoi hitet e tij më të njohura, nga albumet e tij të kaluara por edhe nga albumi i tij i fundit “R.E.D”. Edhe pse një natë më parë kishte mbajtur koncert në Berlin, prej nga erdhi në Prishtinë, ai nuk dukej aspak i lodhur.

3 The Game dhe Eklips, shkëlqyen në Prishtinë   FOTO Përkundrazi, ishte shumë energjik. Ai nuk la pa nderuar edhe reperët tjerë amerikan, e sidomos ata tashmë të vdekur si 2Pac, BIG Notorious, Nate Dogg etj.

Pak orë para nisjes së koncertit, The Game e shprehu dashurinë për Kosovën.

Në intervistën e dhënë pas aterrimit për RTV21, The Game tha se i do shumë shqiptarët dhe se po të kishte mundësinë e rilindjes ai do të bëhej shqiptar.

4 The Game dhe Eklips, shkëlqyen në Prishtinë   FOTO The Game shtoi se njeh shumë shqiptarë në SHBA dhe ka vlerësim të mirë për ta. Ai është fotografuar edhe te statuja e Bill Clintonit në Prishtinë, e më pas ka shkruar në Twitter: “Pristina, I Love You”.

Edhe gjatë koncertit ai e përsëriti disa herë se e do Kosovën, e do Prishtinën dhe publikun që ishte në sallë. U tha të pranishmëve se e meritojnë të kënaqen, pasi që nuk ka shumë kohë që Kosova ka dalë nga lufta. “Keni luftuar për liri dhe keni fituar”, tha The Game, duke bërtitur ‘Kosova – USA’.

Disa herë e valëviti edhe flamurin shqiptar.

2 The Game dhe Eklips, shkëlqyen në Prishtinë   FOTO Brohoritjet e njëpasnjëshme të publikut e emocionuan tej mase. Në fund, The Game kërkoi që skena të mbushej me vajza të reja, të cilat nganjëherë i hidheshin në qafë.

E kur bëhet fjalë për organizimin, atmosfera e nxehtë dhe spektakli që u bë tregon se organizimi ishte në nivel. Edhe pse për kompaninë Powow Entertainment ky ishte evenimenti i parë që organizoi, çdo gjë shkoi si duhet, madje ishte një spektakël që moti nuk është parë në Prishtinë. A.S/Zgjohu Shqiptar

Ekskluzivisht nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close