Publikohet harta e pasurive nëntokësore të Shqipërisë

Ministria e Ekonomisë ka bërë publike pasuritë minerare të Shqipërisë.

Ky projekt është përmbledhje e materialit arkivor të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve të dobishme në Shqipëri që nga viti 1971, harta metalogjenike të vitit 1989, të dhënat të reja në kërkim-zbulimin e mineraleve, si dhe në disa modele të hartave mineraleve të dobishme të shteteve të ndryshme si Italia, Greqia, Çekia, Sllovenia, Japonia, etj.

Sipas shifrave të bëra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naço, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë tonë naftë; rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tonë kromite; 69 milionë tonë baker; rreth 300 milionë tonë hekur-nikel; rreth 230 milionë tonë nikel silikat; rreth 133 milion tonë titano-magnetik; rreth 13 milionë tonë bokside; mbi 500 milionë tonë kripë guri; mbi 108 milionë tonë olivinite; mbi 108 milionë tonë dolomite dhe rreth 54 milionë ton fosforite.

“Kjo punë kërkimore zbuluese ka bërë që industria minerare në këto vite të realizojë prodhimin e mbi 50 milionë tonë naftë, rreth 10 miliardë metër kub gaz dhe rreth 38 milionë tonë qymyr, mbi 25 milionë tonë mineral kromiti, mbi 21 milionë tonë mineral bakri, rreth 56 milionë tonë hekur-nikel dhe dhjetëra milionë tonë minerale industriale, materiale ndërtimi, etj”, sqaroi ministri Naço.

Sipas të dhënave, gjithashtu në Shqipëri pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close