Prioritet mbi prioritetet, bërja e Shqipërisë Etnike
Përgatiti Cenë Pushkolli
Për lexuesit e Prishtinapress, po sjellim një prononcim për gazetarë të Ibush R. Hetemit, zyrtar i lartë i FBKSH-së, pas përfundimit të shënimit të ditës së flamurit nga Aleanca Kuq e Zi, nga FBKSH-ja dhe nga Shoqata e Ish-burgosurve politik të Kosovës. Nga ky eveniment, respektivisht nga Prishtina, mesazhe të qarta për të gjitha subjektet politike, asociacioneve qeveritare dhe joqeveritare që në programet e tyre e kanë bërjen e Shqipërisë Etnike. Fillimisht të ribashkohet kombi e më pastaj integrimi i Shqipërisë Etnike në BE dhe struktura tjera ndërkombëtare, thot pos tjerash z. Ibush R. Hetemi dhe vazhdon:- 28 nëntori është festë gjithëkombëtare dhe se si i tillë ku më pak e ku më shumë ajo festohet nga shqiptarët, madje edhe aty ku shqiptarëve u mohohen të drejtat më elementare të njeriut.
“Si çdo popull edhe ne (lexo: populli shqiptarë) kemi kremtën tonë kombëatare, bile mund të themi se dita e jonë e madhe 28 nëntori është diçka më shumë se një e kremte kombëtare. Dikush që nuk e njeh mirë historinë kombëtare mund të bënë pyetje Pse ? Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumë vuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në ketë ditë.
28 nëntori i parë, ishte ai viti 1443, kur krye heroi i ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ngriti për herë të par në historinë e këtij kombi,flamurin më shqiponjën dy krenare dhe më yllin gjashtëcepësh në shqiponjën në mesë dy krenash në kalanë e Krujës, ku valoj plotë 25 vite, i pa mposhtur në kulla e kala tjera Shqiptare.
U dashtë 444 vite, pritje, vuajtje, tmerre, luftra e robëri, si dhe shumë egzode e zbrazje masive të trojeve tona, derisa filloj serish valimi i flamurit.
Çdo popull e ka një simbol kombëtar, çdo popull e respekton dhe e mbron simbolin kombëtar, çdo popull e ka një histori për simbolin kombëtar. Por të rrallë janë ata popuj që simbolin kombëtar e kanë ngritur në kultë kombëtar, të rrallë janë ata popuj që sakrifikojnë jetën për të mos u përdhosur simboli i tyre kombëtar, të rrallë janë popujt që kanë një histori shumë të lashtë të simbolit kombëtar. Shqiptarët janë ata që e mbajnë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur janë të lirë edhe kur janë të robëruar. Shqiptarët janë ata që kanë një flamur më simbolet më kuptimplote: më ngjyrën e kuqe të flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatë historisë për të mos lejuar që të mposhtët në fushat e betejës, më ngjyrën e zezë simbolizohet zija që kanë mbajtur nënat, nuset dhe motrat tona për heronjtë e rënë në fushat e nderit e të betejës në mbrojtje të lirisë, dhe më shqiponjën origjinën e tyre të lashtë.

28 nëntori i tretë, viti 1955 – Mu në kohën e kulmit të gjenocidit Rankoviqjan mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekazin e Drenicës heroike, lindi kryekomandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, i cili do të niste luftën vendimtare për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Më 28. nëntor 1997, botërisht shpallët egzizstimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe përsëri më 28.Nëntor 2001. Më krenarinë më të madhe në qendër të Kosovës në Prishtinë vendoset përmendorja e krye heroit –Skënderbeut i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronar të ligjshëm të tokave të tyre.
Më lejoni që në emër të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar, këtu para jush, në këtë eveniment madhështor dhe kombëtar të rinkonfrmojmë fuqishëm se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar është i mundshëm, tashmë ka filluar dhe do të ndodh, duan apo nuk duan të tjerët. Ribashkimi Kombëtar është një procese natyror i pa ndalëshëm dhe i pa kthyeshëm.
E Gjatë ishte dhe është rruga e pavarësisë se plotë kombëtare e Shqipërisë Etnike, është derdhur lumeje gjaku,është bërë tërë ky mund e kjo sakrificë sublime për të mbrojtur gjuhën,kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, pavarësia kombëtare ka një histori të shenjët e të shtrenjtë, më të cilën askush nuk ka të drejtë të luaj e të bëjë pazare. Është i njohur qëndrimi i FBKSH-së për spekulimet që po dëgjohen për ndryshim kufijsh e ndërrim tokash, këto lojëra të rrezikshme janë të pa pranueshme, kufijtë nuk prekën, dhe po qese veç duhet të lëvizin kufijtë atëherë kufijtë e Shqipërisë Etnike i dinë ku janë edhe Sllavo – Greket edhe faktori ndërkombëtar, urdhëroni zonja e zotëri hapni dokumentet, ku çdo gjë është e çartë si drita e Diellit, ndihmoni shqiptarët të organizojnë një referendum gjithëkombëtar dhe gjithë popullor, dhe do të bindeni edhe ju se duan apo nuk duan shqiptarët të jetojnë të bashkuar, kjo është e drejta themelore që u takon popujve të shprehin vullnetin e lirë se më ke dëshirojnë të jetojnë, dhe si do ta ndërtojnë atdheun dhe të ardhmen e tyre, sipas parimit të vetëvendosjes. Shumë shekuj kaluan, revoltat dhe luftërat shqiptare për të flakur sundimin e huaj,shumë herë lëvizjet dhe kryengritjet shqiptare u shuan, por asnjëherë nuk u shua tërësisht dëshira dhe shpresa e madhe e shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një dëshmi dhe nyje e fortë, kundër sundimit të huaj, për ti mbrojtur dhe çliruar trojet shqiptare, por edhe e sprovës për të na njohur fuqitë e mëdha të Evropës.

Kështu si jemi ndarë dhe përçarë, duke u sjell të pa pëgjegjëshëm, thuajse i kemi punët si me kenë Amerikë, e lë ma qe nuk jemi në gjendje as kufijtë aktual ti ruajmë dhe garantojmë, me kërkesa ekstreme dhe diametralisht të kundërta më njeri tjetrin, më një pozitë dhe opozitë në hasmëri e jo rivale si do të duhet të ishte, subjektet politike të përçarë dhe pa ndonjë zgjedhje-platformë të përbashkët për të qenë unik në veprimet dhe kërkesat tona, e kanë futur popullin në mjegullnajë sa nuk po di se ke ta dëgjojë dhe cila është rruga më e drejtë.
Në këto rrethana vendimtare për gjithë popullin shqiptar, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, fton të gjitha subjektet politike, organizatat qeveritare dhe joqeveritare,individ,grupe interesash, gjithë masën popullore pa dallim ideje,arsimimi dhe gjinie, plak e të ri, e në veçanti institucionet,dhe organet qeveritare dhe vet qeverinë në tri qendrat Tiranë-Prishtinë-Shkup dhe Luginën Preshevës ti lenë ndasitë, dhe përçarjet, të lenë mendjemadhësinë dhe lakminë për pasuri dhe pushtet, se populli më të drejtë thotë: Pushteti dhe pasuria është vetë LIRIA, të bashkohemi rreth flamurit dhe besës tonë Shqiptare, se interesi i vetëm për gjithë shqiptarët është dhe duhet të mbetët RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR, si e vetmja alternativ e qëndrueshme dhe e pranueshme për ne dhe faktorin ndërkombëtar. E cila do të krijoj paqe dhe stabilitet në terë Ballkanin dhe terë BE-në.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”