AK: S’duam që policët serbë të patrullojnë ku ka shqiptarë

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni kanë denoncuar një marrëveshje të firmosur nga ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, sipas të cilës policitë respektive do të patrullojnë zonën perëndimore të Maqedonisë, e cila është populluar me shqiptarë. Ky sipas AK, është provokimi i radhës, për të cilin shqiptarët do të reagojnë.

“Ngremë zërin e protestës kundër marrëveshjes së fundit mes MPB të Maqedonisë dhe asaj të Sërbisë për patrullimin e përbashkët të dy policive në rajonet Maqedonisë perëndimore të banuara me shumicë shqiptare të popullsisë. Marrëveshja e nënshkruar në mes dy ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçic është provokim i rradhës për të cilin shqiptarët do të reagojnë në kohën dhe në mënyrën e duhur”, tha përfaqësuesi i AK në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani.

AK kërkon më tej shpalljen të pavlefshme të saj, duke e cilësuar një marrëveshje që thellon paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik.
“Marrëveshjet e këtilla nuk i kontribuojnë realisht integrimit europian apo bashkëpunimit rajonal, por shtojnë akoma më shumë keqkuptimet dhe paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close