Skandal: Kuçi përshëndet ndarjen e dhushme të shqiptarëve

Paralajmërimet që vijnë nga Lugina e Preshevës për mundësinë e shpalljes së pavarësisë së kësaj pjese, si kundërpërgjigje ndaj serbëve të veriut të Kosovës, të cilët po ashtu e kanë paralajmëruar të njëjtën gjë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka porositur shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos bëjnë politikë me inercion. Ai këto komente i bëri, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka thënë se paralajmërimet e serbëve të veriut mund të jenë temë mediale dhe senzacionale, por jo edhe efektive.

Kuçi ka thënë se politika e shqiptarëve nuk duhet të funksionojë mbi parimin e paternalitetit, por secili të jetë i barabartë në politikën e vetë.

Zëvendëskryeministri ka rikujtuar se në veri i Kosovës vazhdon të mbetet i zaptuar nga të njëjtit njerëz që kanë menaxhuar edhe në kohën e Slobodan Milosevicit, njofton Kosovapress, raporton RTK. Ai mentalitet, sipas tij, po vazhdon, por ka shprehur besimin e plotë se shumë shpejt, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të shtrijnë autoritetin e tyre në këtë pjesë të vendit, konform ligje dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close