Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

OJQ-TË SHQIPTARE NË SHBA PËRKRAHIN PROTESTËN KUNDËR LIGJIT PËR REGJISTRIMIT TË POPULLSISË

Shoqata Atdhetare Dibrane, me bazë në Staten Island mbështet tërësisht qëndrimin e deputetëve të partisë Demokracia e Re të cilët kundërshtuan terminin e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë.

Kjo shoqatë shprehet edhe kundër propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni në muajin Prill dhe pa përfshirjen e shqiptarëve në procesin e regjistrimit, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.

“Pas shumë përpjekjeve dhe iniciativave, pas shumë propozimeve të partisë parlamentare DR për pushtetin e VMRO-së dhe BDI-së që të përmirësojnë gabimet e ligjit për regjistrim dhe pas asaj që ata nuk u vetëdijesuan dhe vërtetuan qëllimin e qartë të këtij ligji që përjashton 1/3 e popullatës shqiptare nga regjistrimi i ardhshëm në vitin 2011 dhe refuzimi i pakuptimtë i BDI-së për bashkëpunim që të bllokojmë këtë ligj diskriminues, Shoqata Atdhetare Dibrane, vendosëm që shqetësimin tonë t’a shprehim nëpërmjet kësaj deklarate”, thuhet në deklaratën me shkrim të shoqatës Dibrane.

Komuniteti dibran, i cili përfaqësohet gjerësisht në Shoqatën Atdhetare Dibrane, me një popullsi deri në 15 mijë dibranë në qytetin e Nju Jorkut, shumica qytetarë Amerikanë, që emigruan në vite të ndryshme për shkaqe dhe rrethana të ndryshme, është tejet i shqetësuar për mënyrën se si qeveria e Gruevskit, po kërkon të shfrytëzojë muajin prill – për regjistrimin e popullsisë, duke menijanuar shqiptarët në diasporë, të cilët dihen se mund të kthehen në vendlindje vetëm në termin e pushimeve të sesionit veror, pra muajt e verës – qershor, korrik, gusht.

SHAD, e sheh vendimin e Shkupit, për projektligjin e regjistrimit si një tezë, e gabuar, e cila u thotë shqiptarve se: “Nëqoftëse dikush, banorë i Republikës së Maqedonisë -së shtetas pra i Republikës së Maqedonisë, nuk regjistrohet gjatë regjistrimit të vitit 2011, atëherë për këtë shtet ai nuk ekziston, çka do të thotë që të mos regjistrohesh në një shtet ti si qytetar i atij shteti për ne do të thotë nuk ekziston më”.

“I kujtojmë me këtë rastë qeverisë së Maqedonisë, se SHBA-së, për regjisrtimin e popullsisë shpenzuan me qindra miliona dollarë dhe përdorën për regjistrimin e popullsisë së saj, të gjitha komunitetet në baza etnike e të tjera. Regjistrimi U.S. Census 2010, u bë në të gjitha gjuhët dhe u përfshinë të gjitha etnit në termin, “maj – qershor – ndërsa u shfrytëzua si afati i fundit edhe muaji korrik, i cili, u përdor si muaji i fundit i regjistrimit”. Ky termin u përdor si më i volitëshmi, për të bërë regjistrimin dhe është më i volitëshmi mendojm ne në të gjithë botën”, thuhet në tej në deklaratë.

Kjo shoqatë thotë se përgëzonë të gjitha ato forcat politike në Maqedoni që i janë bashkëngjitur vendimit për organizimin e protestave gjithëpopullore para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë më 14 nëntor, të dielën në ora 14:00.

Shoqata Atdhetare Dibrane shpreh mirenjohje të thellë edhe për mbështetjen që po u japin atyre edhe Partitë politike në Diasporë, organizatat dhe shoqatat e tjera të komunitetit shqiptarë në SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button