Maqedoni, dhunë ndëretnike në Strugë

Një përleshje masive mes nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Strugë të Maqedonisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave nxënësit shqiptarë ishin nga shkolla “Ibrahim Temo” e Strugës dhe maqedonasit nga “Naum Ohridski” e Ohrit.

Sipas burimeve, përleshja mes adoleshentëve ka qenë masive, por ajo ka përfunduar me lëndime të lehta të pak nxënësve.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se nxënësit e përfshirë në incident janë shoqëruar në polici për të sqaruar motivet e sherrit dhe bashkë me ta edhe disa prej prindërve të tyre.

Deri tani autoritetet nuk kanë dhënë një arsye të saktë për ngjarjen, por dyshohet që ajo të ketë ndodhur për motive etnike.

Në vitet e fundit në qytetin e Strugës janë rritur ndjeshëm incidentet e këtij lloji, që ndodhin kryesisht mes nxënësve shqiptarë e maqedonas.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. o zot i madh akoma ka shtete si maqedonia apo te tjere qe besojne akoma ne shoqerine inter-etnike ,,,,sllavi eshte sllav e shqiptari eshte shqiptar ,,,bashkejetesa dhe tolerimi kane marre fund ,cdo gje do vihet ne rregull vetem kur shqiperia te jete e bashkuar dhe nuk ka zgjidhje tjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close