Nëna shqiptare “ringjall” fshatin maqedonas

Angjela, shqiptarja nga veriu i Shqipërisë, e martuar në fshatin Belovodicë të Prilepit, ka rigjallëruar këtë fshat me të moshuar e burra të pamartuar.

Ditëve të fundit, në fshatin që gjendet 20 kilometra nga Shkupi, u lind pas 37 viteve foshnja e parë. Prindërit janë Mitre, 53 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Angjela, të cilët janë takuar përmes agjencive dhe rrjeteve që realizojnë martesat e vajzave dhe grave shqiptare në Maqedoni.

Fshati që numëron 20 banorë, është i gëzuar. Mediat maqedonase shkruajnë se po ringjallet fshati që shkonte drejt shuarjes.

Një numër i madh i shqiptareve janë të martuara nëpër vendbanimet maqedonase. Shumica e këtyre martesave bëhet me para, pasi që burrat maqedonas janë kryesisht të moshuar e të pamartuar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button