Hapja e Shkollave shqipe në Munih të Gjermanisë

Në kuadër të iniciativës së marrë muaj më parë për rifillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në Munih, në këto ditë në shkollën fillore „Itlinger“, u mbajt takim me prindër shqiptarë.

Këtë takim e udhëhoqi Mislim Berisha, këshilltar për rininë shqiptare në Munih pranë AWO, i cili ndër të tjera shtoi se për riorganizimin e mësimit të gjuhës shqipe janë marrë masa nga Konsullata e Kosovës në Shtutgart dhe se është duke u punuar në këtë drejtim në Ministrianë e Diasporës.

Ndersa, për rrjedhën e hapjes së paraleleve të para dhe për mësimin e mabjtur deri tash foli znj. Sabahate Lakna, mësuese për gjuhën shqipe në këtë shkollë. Me kërkesë të prindërve, zonja Lakna e paraqiti programin e punës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Ndër të tjera u përmend se ky takim është rrjedhë e takimeve të mëparme të shoqatave shqiptare, që vazhdimisht ishte prezent me tërë qenjen edhe zëv. Konsulli, Ymer Lladrovci, që prapë nuk nguroi qe te deklarojë mbështetjen nga ai dhe nga institucionet e Kosovës.

Në mënyrë që të lehtësohet kominikimi në mes të prindërve dhe mësuesëve, u vendos që të formohet këshilli i prindërve. Për zonën e nxënësve nga shkolla „Itlinger“, në këtë këshill të prindërve u zgjodhën znj. Ramabaja dhe znj. Bislimi, kurse për shkollën fillore „Hugo Wolf „ në këtë këshill të prindërve u zgjodh Shkurte Bajraktari. Ky keshill, për obligim mori, që t`i informojë prindërit tjerë të zonës për fillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, për vendin dhe kohën e mbajtjes së mësimit.

Momentalisht janë lajmëruar 18 nxënës që edhe ia kanë filluar vijimit të mësimit plotësues në gj. Shqipe, ndersa prindërit që ishin prezentë, folën edhe në emër të disa prindërve, të cilët s`kanë pasur mundësi të vijnë në këtë takim, por se kanë interesa, që femijët e tyre ta ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, pasi që edhe kjo lëndë, në një të ardhme të afërt do ta luajë rolin e saj në mesataren e notave tek nxënësit shqiptarë . Në këtë takim u vendos, që deri në fund të muajit nëntor të organizohet edhe takimi tjetër, që parashikohet të kontaktohet me sa më shumë prindër.

Qellimi i këshillit të prindërve është që të kontaktojmë edhe prindër të zonave tjera, të caktohen këshille nëpër shkolla përkatëse të zonave dhe, nga ky zinxhir këshillesh të formohet një rrjet këshillesh, në mënyrë që më në fund të kurorëzohet me një këshill të përgjithshëm për Bavari, në Munih. Në këtë mënyrë, do të jetë më leht të koordinohen punët në mes të prindërve dhe arsimtarëve shqiptarë bashkë me përfaqësuesit e Kosovës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. jam nje shqipetare e shqiperise dhe u lumturova shume,kur lexova kete informacion per hapjen e shkollave ´´shqip´´.kam mbaruar studimet ne shqiperi per gjuhe-letersi dhe jam njohese e mire e gramatikes shqipe….nje veprim i tille eshte i bekuar per nje popull si populli yne shqiptare, qe gjithmone kemi qene te vuajtur dhe te shtypur.sot eshte koha qe edhe ne te mendojme per kulturen tone te lashte te gjihes sa edhe vete bota,,,gjuha shqipe kjo gjuhe e bekuar nga perendia nuk duhet ta harrojme kurre por perkundrazi duhet te jemi ne ata qe duhet te japim kontributin per ta zgjeruar e per ta transmetuar edhe te brezat pasardhes…jam e gatshme dhe do te kisha shume deshire qe edhe une te jepja maksimumin tim.jam e gatshme ne cdo kohe per bashkepunim….nese do ta keni te nevojshme me kontaktoni mbi kete gje….me respekt znj.LAMAJ

  2. Po te jesh mesuese e gjuhes shqipe znj.Lamaj,nuk shkruhet shqipja normative ashtu sic shkruani ju me siper.P.sh. ju vendosni thonjezat pa vend,shkruani Shqiperi me shkronje te vogel,filloni fjali me shkronje te vogel,vendosni (….) pa vend e pakuptim,shkruani “shqipetare“ dhe jo normen letrare qe eshte shqiptare,e plot gabime te tjera elementare. Me respekt K.Dina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close