Grekët në kërkim të thesarit të Ali Pashës, por…

Kërkuesit e thesarit të Ali Pashë Tepelenës, në Greqi, vitet e fundit janë shtuar së shumti. Ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha. Vetëm vitet e fundit, janë shënuar mbi dhjetë (10) raste të kërkimit të thesarit legjendar të ish-pashait të Janinës.

Rasti më i fundit është ai i një greko-australiani, i cili pasi mori lejet e parashikuar me ligj, nga të gjitha entet përkatëse, pa humbur kohë nisi kërkimet për të gjetur thesarin e fshehur në nëntokë, në ndonjë shpellë apo diku gjetkë, që mesa duket vetëm greko-australiani e di.
Pak ditë më parë ai ishte në epiqendër të disa mediave lokale dhe kombëtare greke, ku dhe deklaroi: “Nuk e di nëse është thesari i Ali Pashë Tepelenës, por që ka një thesar ka, kjo është mëse e sigurt”.

Greko-australiani Vangjelis Dhimas, avancon dhe një hap më tej duke deklaruar: “Besoj se deri në fundjavën e ardhshme, thesarin do ta kem gjetur”.

Vangjelis Dhimas, nuk lë pa kritikuar këtu edhe organizmat përkatëse greke, të cilat e kanë zvarritur atë për lejet që atij i takonin ligjërisht pas aplikimit të bërë prej tij në rrugë të parashikuar me ligj: “Dua t’u them të gjithë atyre që më kanë zvarritur kaq kohë pa asnjë arsye, se së shpejti unë do të kem në dorë një nga thesaret më të mëdha të historisë, ndaj këtyre palo burokratëve, të cilët paguhen nga taksat e popullit grek dhe nuk u ofrojnë atyre asgjë, përgjigjen do t’ua jap kur unë të kem hyrë në dhomën e thesarit. Po ju them se me ta zbuluar atë, do jenë të shumtë ata njerëz të cilët do të gëzohen. Thonë se jam i çmendur, por shumë shpejt do shikojnë thesarin dhe do të më besojnë”.

Mediat greke e konsiderojnë greko-australianin si Indiana Jones i kohëve moderne.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button