Oficerë të lartë grek bëjnë homazhe në Bularatë

Më 28 tetor në fshatin Bularat, që banohet nga minoriteti grek, u rikujtua dita e festës kombëtare greke që njihet si JO, pushtimit paqësor të kërkuar nga Italia fashiste e Musolinit më 28 tetor 1940. Në Bularat ishin të pranishëm një numër i madh i politikanëve nga minoriteti grek, midis tyre deputeti Vangjel Dule, deputeti i LSI Vangjel Tavo, deputeti i PD, Kosta Barka, Vasil Bollano, ministri i qeverisë Berisha, Spiro Ksera. Të pranishëm ishin edhe nga trupi diplomatik grek në Shqipëri, ambasadori në Tiranë Nikolaos Pazios, konsulli në Gjirokastër Joanis Rizopulos, Ceremonia nisi me vizitën në varrezave të ushtarëve grek të vrarë gjatë luftës italo-greke (nga shumë historianë grekë lufta italo-greke shihet si luftë për çlirimin e Voriepirit). Në Kishën e Shën Athanasio u mbajt ceremonia fetare, e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastër Dhimitris në kujtim të ushtarëve grek, numri i të cilëve që janë vrarë në Shqipëri i kalon 7 mijë njerëz.

Në këtë aktivitet festiv ishin dhe oficerë të lartë të ushtrisë greke, të cilëve nuk u dihet misioni i tyre i vërtetë pasi Greqia ende mban në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Gjatë aktivitetit binin në sy qindra flamuj greke, kombëtar dhe fetar, ndërsa në një qoshe një fëmijë mbante vetëm një flamur të Republikës së Shqipërisë.
Arben Llalla

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

3 Komentet

  1. lirisht munemi me thon qa greqia e ka pushtuar shqiperin jugore sdi ne cilin shtet te botes mahen ksi lloj ceremonie pa marr pjes asni zrtar shqiptar biles as qa i pyt kush ata per ket pun qfar injorance e qeverive shqiptare si e berishes si e nanos ncncnncn na kan pushtu ne menyr klasike pa asni rezistenc biles spo guxojn as me qel gojen do zoti e bojn ma mir shqiptart se gjithmon kan lujt me ne edhe kan me lujt qdo kuj qa ti qohet me falni per shprehjen

  2. Pasi kishin frike me bo ceremonine ne vendin e tyre qe quhet Greqi erdhen ketej kufirit dhe u organizuan si frikacake qe njihen. Rradhes tjeter do ti kositim njish me dheun.

  3. Le te deklorohen, dhe te dihet se kush eshte Shqiptar, dhe kush qka tjeter.
    Besoj se ka ardhur koha te dihet se kush,-cilit kombe i perket, sepse edhe vet Shqiperia dhe Shqiptaret do jene me te qete, se vetem athere secili to ta dije vendin se ku i takon, e jo si deri tani, qe duke u fshehur pas emrit Sqiptare, te arrij edhe ne strukturat ma te larta te shtetit dhe te punoj kunder interesave te tij, gje qe nuk ndodhe ne asnji vend ne Bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close