Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Torta Serbe “Takovo” helmon 14 nxënës Shqiptarë në Kosovë

Sharr, 28 tetor – Katërmbëdhjetë filloristë të shkollës nëntëvjeçare “28 Nëntori”, në Bresanë të Opojës, të enjten paradite, janë dërguar me autoambulanca në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për t’u trajtuar me dyshimin se janë helmuar me ushqim. Ajet Reshiti, drejtor i kësaj shkolle, ka bërë të ditur se e tëra kjo ka ndodhur pasi që njëri prej nxënësve ka pasur ditëlindjen.

“Meqenëse njëri prej nxënësve ka pasur ditëlindjen, andaj ka dashur t’i qerasë bashkëmoshatarët e klasës me nga një tortë, dhe kjo ka ndodhur pas orës së dytë. Me të marrë informacionin nga kujdestari se te nxënësit e kësaj klase janë paraqitur simptomat e helmimit, ne si drejtori kemi marrë të gjitha masat për dërgimin e tyre në QMF-në e këtij fshati, ku edhe e kanë marrë ndihmën e parë, dhe mandej me autoambulanca janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë”, ka pohuar Reshiti. Sipas tij, e tëra kjo ka ndodhur pasi që ata kanë konsumuar torta “Takovo”, të blera në një market të këtij fshati , ku pas 10-15 minutash kishin filluar të ndienin dhimbje.

Dr. Fehim Sadiku, i cili edhe i ka pranuar këta nxënës, ka nënvizuar se ata kanë ardhur në QMF me simptoma të helmimit dhe menjëherë janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Prizrenit. “Pasi që kemi konstatuar se nxënësit janë helmuar, ne me urgjencë i kemi dërguar në Repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku edhe i janë nënshtruar trajtimit mjekësor”, ka thënë Sadiku.

Edhe kujdestari i klasës, Samidin Dauti, i cili i ka shoqëruar nxënësit për në Spitalin e Prizrenit, ka pohuar se shkas i këtij helmimi ka qenë ky lloj i tortës. “Konsumimi i kësaj torte ka qenë shkas i helmimit, ngase e kam vërejtur se, ndonëse ajo nuk e ka pasur afatin e skaduar, ka kundërmuar një erë të rëndë. Të gjithë nxënësit e helmuar kanë marrë infuzion, ndërsa jeta e tyre nuk është në rrezik”, ka thënë Dauti.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button