Reagon Omonia: Censusi i manipuluar

Organizata politike Omonia me rastin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë i njohur ndryshe si Censusi në Shqipëri, denoncoi këtë proces duke thënë se ai është i manipuluar.
Sipas organizatës Omonia denoncohet manipulimi i këtij procesi në zonat ku banon komuniteti grek, si në zonën e Sarandës, Himarës, Gjirokastrës, Dropullit, Korçës, Nartës etj,.
Në këtë qëndrim thuhet se censusi 2011 është plotësisht i ekspozuar dhe i manipuluar.
Ndër shqetësimet e pikasura gjatë këtij procesi Omonia veçon:
– Anketuesit vazhdimisht paraqiteshin pa formularët përkatës por me një fletore.
– Shënimet i kryenin me laps dhe më pas formularët plotësoheshin në zyra.
– Persona që s’kishin asnjë lidhje me procesin bënin prezencë në proces.
– Shpesh deklarimet bëheshin publike duke mos ruajtur konfidencialitetin e të dhënave.
Në këtë linjë organizata politike Omonia si përfaqësuese e Minoritetit Etnik Grek shprehet se është e vendosur të mbrojë Komunitetin Etnik Helen nga procedurat që ndërmerren dhe që kanë si qëllim tkurrjen e tij nëpërmjet një procesi të fabrikuar.
Kjo organizatë paralajmëron se do të përshkallëzojë qëndrimin e saj dhe do të studiojë mundësinë për realizimin e regjistrimit të komunitetit Helen në Shqipëri.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close