Lambert: Europa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin Shqiptar

Dr. Aleksandre Lambert

Shqiptaret jane nje  popull me vlera historike  dhe kulturore. Kete e kane treguar me shembuj  gjate gjithe perjudhes se sigurimit te mbijeteses se tyre.
Te nderuar lexues para se te fillojme trajtimin e kesaj çeshtje te rendsishme te historise se Shqiptareve ne fillim te njohim se:
1.Kush është Dr. Aleksandre Lambert ?
Ky eshte historian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten dhe është doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë është Drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të armatosura.
Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.
2.Cilat jane kendveshtrimet historike te historianit te famshem Dr. Aleksandre Lambert, per Shqiptaret ?
Nga intervista e tij verehet pa veshtersi se ai ka nje opservacion te veçante dhe nje shkalle njohje te plote te histories se Shqiptareve gjate gjithe perjudhave  historike.
3.Tendenca e medjave nderkombetare dhe ndikimet e propogandes greko-serbe per te folur keq per Shqiptaret !
Ai thote: “Përballë tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare, pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke si dhe nga gjithë ata që i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët – dhe duke qenë se bashkësia ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore, unë mendoj ( thote Dr. Aleksandre Lambert),se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe të drejte.
Më lejoni t’ju them që në fillim ( thote dr), se unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe Serbët të jenë të tillë. Unë do t’ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar
Me fjalë të tjera të flasish qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli (…)
4.Shqiptaret e lashtesise (Iliret) !
Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia, dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoeuropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoeuropiane ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoeuropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet. (…)
5.Aleksandri i madhe ishte Ilir ai e mesoj greqishten nga Aristoteli !
Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhë amëtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli.
6.Pirroja ishte ilir ai e mesoj greqishten ne moshen 12 vjeçare !
Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja «Një fitore si e Pirros». Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279 përpara krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre.
Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12 vjeçare në Aleksandri ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150. 000 epirotë – ilirë me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike.(…)
7.Figura politike ushtarake, klerike, arkitekt, studjues, ligjvenes e kompozitor me origjine Ilire qe bene emer ne perjudhen, Romake, bizantine, mesjetare dhe me pas !
Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313 i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane prej të cilëve po përmend Vatikanin.
Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative “Kodi i Justinianit” që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iiliriani Shën Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus » me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. (…)
8.Iliret ne Europe qene te paret qe pranuan kristianizimin !
Duhet të pranojmë se IIirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli( Pali-Imi KM), shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane ( dhe me shume se 50 familje kristjane–imi KM). (…)
9.Shqiptaret ne mesjete dhe me pas !
Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqësa botës, udhëheqësa laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë për shembull, – Klementi i XI – të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore si në krye të fesë ortodokse ashtu edhe të asaj muslimane.
Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike ( në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë, i Francës 19 vjeç që ato dy dite beteje mësoi se si luftohet).
Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).
Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.
Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria).
Fraçesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani, etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut, dhe shumë personalitete shqiptare janë nderuar nga historia e Italisë.
Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “ Napoleon i Lindjes së Afërt ” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet. Arkitekti i “Taxhmahallit“ në Agra të Indisë kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe ”Xhamia Blu“ e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit.
Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër,Varshavë, Melburn, Manila, etj. (…)
10.Per shqiptaret afiliacionet fetare nuk kane qene shume te rendsishme !
Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm se afiliacionet fetare dhe konfesionale të shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për ta, as edhe qenësore në përcaktimin e identitetin të tyre kombëtar. Në fakt Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Hero i tyre kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rrjesht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan.
Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin « Kampion i Kristianizmit ». Kurse Volteri ka shkruar për të: « Po të kishze qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Konstantinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve », që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skëndërbeun si një nga katër «Gjeneralët» më të mëdhenj të Historisë. E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar nuk do ta kishin bërë Skëndërbeun, Hero të tyre kombëtar. (…)
11.Europa duhet te jete krenare per kombin tolerant Shqiptare !
Unë mendoj ( thote Dr.),se Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe ate, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët. Eshtë e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në mysliman. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë. E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke. Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë. (…)
12.Shqiptaert ne tersi i mbijetuan asimilimit !
Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII – të pas krishtit). Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve edhe pse jane ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asja kohe, greke dhe romake.
Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan, dhe u sllavizuan. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi. Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t’u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse.
Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar se feja muslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë otomane, të cilët humbën edhe gjuhën.(…)
13.Pse bota nuk e ka pranuar kete qyterim dhe kontribut te shqiptareve qe i kane dhene njerzimit ?
Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso – turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan.(…)
15.Përse ju vërsulën shqiptarëve ?
Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore europiane ka përdorur termin pexhoratif “turq“ për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë, dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha eropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë. (…)
16.Shqiptaret pas Kongresit të Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit deri në Pavarësi !
Krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I – rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një fare mënyre kufijtë e saj.
Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen “Shqipëri e Madhe“, duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan duke e cilësuar këtë të fundit “depo baruti”. (…)
17. Shqipëria dhe shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, e deri ne mbarim te luftes Luftës së Parë botërore !
Në vitin 1912 Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX – të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t’i nënshtruar shqiptarët kryengritësa kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak.
Pastaj gjatë Luftës së I – rë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjëanësinë e Shqipërisë. Gjatë luftës së II –të ballkanike (1913) kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë.
Edhe para shpërthimit të Luftës së I – rë Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare – myslimane.Në shembullin e genocidit që kishin bënë serbët kundër shqitarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro – hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si Evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.(…)
18.Cfarë ndodhi me Shqipërinë dhe Shqiptarët pas lufttes se Parë botërore ?
Me mbarimin e Luftës së I – rë botërore, fuqitë e mëdha ndërluftuese fituese ose të mundura u tërhoqën nga Shqipëria, por ushtria italiane, ajo Greke dhe ajo Serbe, mbetën përsëri në territorin e shtetit shqiptar asnjanës. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjës patriotët shqiptarë zgjodhën Qeverinë e re me kryeqytet Tiranën dhe ndihmuan kryengritjen popullore kombëtare shqiptare e cila synonte të çlironte krejtësisht vendin nga forcat e huaja pushtuese.
Populli kryengritës bëri “ Luftën e Vlorës” duke hedhur në det divizionet italiane nga Shqipëria. Një luftë e drejtë kjo, por gjithmonë ishte një luftë në territorin e Shqipërisë me të gjitha rrethanat shkatërrimtare. Kjo luftë e ngriti prestigjin kombëtar të shqiptarëve.
Kështu më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjeve së Kombeve e sapo krijuar në Gjenevë. Dhe më në fund si Grekët, dhe Serbët, u detyruan të largohen nga Shqipëria, këtë here nën presionin e Lidhjes së Kombeve.
Sigurisht pasi Traktati i Paqes së Versajës e sanksionoi këtë radhë sakatimin e Shqipërisë duke u lënë jashtë kufijve shtetërorë më se gjysmën e territoreve të banuara nga Shqiptarë. Një gabim i rëndë ky i diplomacisë evropiane, që dëmtoi shumë vetëm shqiptarët. Por më në fund edhe provoi se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk mund të ketë paqë e siguri në Ballkan. Këtë e ka më në fund të qartë diplomacia evropiane dhe botërore.(…)
19.Shqiperija ne perjudhen midis dy luftrave boterore !
Shqipëria bëhet përsëri një vend i lire dhe i pavarur, duke jetuar të vetmen periudhë paqeje, atë të vitit 1921 – 1939 por jo pa probleme politike, ekonomike, dhe social – kulturore. Pas 5 shekujsh pushtimi otoman Shqipëria arrin të shpallë republikën e saj dhe mbretërinë e saj me në krye Mbretin Zogu i I – rë. (…)
20.Qendrimi i Shqiperise gjate pushtimit fashist dhe gjate gjithe luftes se dyte botrore !
Në Prill të vitit 1939 re të zeza i afrohen përsëri Shqipërisë kur ky shtet që nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste, por jo pa i bërë një qëndresë të armatosur asaj fuqie të madhe. U derdh gjak në Shqipëri për mbrojtjen e pavarësisë, në vigjiljen e shpalljes së Luftës së II – të Botërore, pasi që dy shtete me emër të mirë evropian iu dorëzuan Gjermanisë naziste pa shkrepur asnjë pushkë.
Në shtator të vitit 1939, kur shpërtheu lufta e II – Botërore, Shqipëria asnjanëse, por e pushtuar shërbeu sërish si fushë lufte kur ajo nuk i kishte deklaruar luftë asnjë shteti tjetër. Në vitin 1940 pas agresionit të ushtrisë fashiste italiane kundër Greqisë, historia e deshi që grekët që mbrojtën vendin e tyre kundër italianëve zhvilluan luftimet më të shumta në tokën e Shqipërisë së Jugut.
Në vitin 1941 ushtria jugosllave në luftë për mbrojtje kundër agresionit fashist italian pati si fushë lufte territore të banuara nga shqiptarë. Ushtritë hitleriane pushtuan gati gjithë Ballkanin, dhe kur Italia kapitulloi dhe iu dorëzua aleatëve ( 1943 ) atëhere Gjermania naziste zëvendësoi Italinë fashiste duke pushtuar ushtarakisht Shqipërinë. (…)
21.Mbi shqiptarët kanë rënë të gjitha pasojat e konflikteve ushtarake që kanë ndodhur në Evrope gjatë shekulli XX-të !
Le të dale një historian për të kundërshtuar të vërtetën tragjike shqiptare duke na treguar një popull a shtet tjetër në Evropë që të ketë pësuar më shumë pushtime dhe më shumë luftëra të zhvilluara në territorin e tij se Shqiptarët asnjanës e për më tepër që nga çdo konflikt të kenë dale jo vetëm pa asnjë përfitim, por me humbjet që bota u ka shkaktuar atyre.
Dhe si për ironi të hidhur të fatit, fatkeqësia, por edhe fatmirësia e deshi që shqiptarët të dilnin me rezultate më të mira, për here të pare në historinë e tyre moderne, nga lufta e fundit që u zhvillua në Evropë në shekullin e XX-të, po në territorin e shqitarëve, Lufta e ”përbotshme“ e Kosovës.
Ajo preku por edhe shpërbleu vetëm shqiptarët. A është e drejtë që pas gjithë këtyre luftërave të zhvilluara në territoret shqiptare gjatë shekullit 20-të, shekulli që u karakterizua me përparimet më të mëdha në historinë e njerëzimit duke sjellur dhe përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies materiale e kulturore të të gjithë popujve të botës të ketë akoma njerëz, të cilët qëllimisht të mos duan të kuptojnë se pse Shqipëria mbeti shteti më i varfër i Evropës! (…)
22.Shqiptaret kane bere luftra per pavarsim dhe çlirim kombetare !
Shqiptarët kanë bërë vetëm luftëra për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, sigurisht në një masë që i përgjigjet atyre si shteti më i vogël i Evropës edhe pse i provuar historikisht si më i vjetri. Ata vetë kanë organizuar vetëm luftëra për çlirim dhe jo luftëra për të pushtuar vende të tjera. Kështu në shembullin e luftës së Vlorës ata organizuan luftën e çlirimit kombëtar pa pasur asnjë ndihmë të huaj.
Shqiptarët bënë Luftën e tyre për mbrojtjen e integritetit tokësor nga sulmi i Italisë fashiste. Dhe gjatë luftës së Dytë botërore edhe pse pati në Shqipëri nje rezistencë popullore nacionaliste kundër pushtuesit italian e gjerman, atje u bë një luftë e organizuar kundër pushtuesit për çlirim kombëtar nga zgjedha nazi-fashite.
Eshtë e vërtetë që kjo Luftë u organizua dhe u drejtua nga komunistët, të cilët në fillim të luftës përfaqësonin vetëm disa qindra vetë. Populli shqiptar i etur për liri, të rinjtë e sidomos rinia studentore, madje dhe nga familje të pasura pse jo dhe nacionalista me emër ndoqën komunistët, pa e ditur se disa prej udhëheqjes së tyre ishin të drejtuar në mënyrë të fshehtë nga komunistë jugosllavë.
Këta të fundit nuk ishin aspak të interesuar për bashkimin e të gjitha forcave kombëtare në luftën për çlirim. Ata bënë të dështojnë të gjitha përpjekjet e patriotëve shqiptarë për një demokratizim të luftës kombëtare për çlirim.
Po të njëjtën gjë komunistët jugosllavë e kishin bërë në vendin e tyre. Kjo strategji e huaj e importuar nga komunistët shqiptarë, në krye të të cilëve doli diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, pati pasoja fatale, shumë të këqia për kombin shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Historia provoi se në Shqipëri erdhi në fuqi regjimi komunist më i egër që Evropa ka pare në historinë e vet. Duhet të pranojmë se shqiptarët e kanë organizuar mirë luftën e tyre për çlirim, gjë që u provua nga fakti se gjatë luftës së dytë botërore kur luftëtarët shqiptarë u konsideruan shokë lufte nga luftëtarët e aleancës ushtarake anglo – sovieto – amerikane.
Shqiptarët krijuan brigadat e tyre partizane, divizionet e tyre dhe korparmatat e tyre, të përbëra nga burra dhe gra vullnetarë. Ata e çliruan vendin e tyre nën sundimin nazist pa ndihmën e drejtpërdrejtë të ushtrive aleate, britanike, ruse ose amerikane. Sigurisht çlirimi u favorizua nga gjendja ushtarake e ushtrive naziste që tërhiqeshin nga Ballkani në fund të vitit 1944, nën presionin e të gjitha fronteve të tjera të luftës në Evropë. (…)
23.Shqiptaret pas çlirimit dhe mbarimit te luftes se dyte botrore !
Në mbarim të luftës së dytë botërore aleatët e perëndimit u kujdesën shumë për të mos lejuar që në Greqi të fitonin komunistët dhe ajo të mbetej në kampin komunist. Greqia mbeti me Perëndimin. Por Shqipërinë aleatët ia lanë bllokut të lindjes edhe pse e dinin mirë se shqiptarët si edhe grekët nuk bënin pjesë në popujt “sllavë”, dhe ç’është më e keqja ata e dinin se një pjesë e mirë e popullit shqiptar nuk ishin me komunistët. Ata e njihnin mirë këtë realitet.
Dhe ja fati i popullit shqiptar kur ai iu la bllokut të lindje për të provuar kështu të gjitha tmerret e sistemit komunist. Si fillim diktatura komuniste e Enver Hoxhës bëri një politikë të jashtme shumë të keqe, duke u prishur në mënyrë të prerë me aleatët perëndimorë të Lufës, anglezët dhe amerikanët. Një prishje tjetër aleance ndodhi kur në vitin 1948 u prenë marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë e Titos. Pastaj i erdhi radha prishjes me Moskën në vitin 1961. Dhe më ne fund me Kinën komuniste në vitin 1978.
Sigurisht diktatori Enver Hoxha asgjësoi dhe zhduku fizikisht pjesën më të madhe të shokëve të afërt të luftës duke vazhduar deri në fund të jetës së tij luftën e klasave të ushtruar kundër një populli të tërë. Ai nuk kërkoi të bënte aleanca strategjike, por preferoi të ndërtojë 700 000 bunkere në të gjithë vendin. Enver Hoxha nuk pranoi asnjë ndihmë të perëndimit “kapitalist”, madje as edhe ndihmën e Kryqit të Kuq ndërkombëtar të destinuar për të dëmtuarit nga tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore.
Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë që drejt Jugosllavisë shkonin miliarda dollarë me vlerën e asaj kohe prej të cilave vetëm një pjesë shumë e vogël caktohej për shqiptarët e Kosovës. Qeveria Jugosllave në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë, ajo parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po t’ju japim si shembull Zvicrën mund t’ju themi se në Zvicër kanë emigruar më shume shqiptarë nga ish Jugosllavia se në asnje vend tjetër të botës po të merret në përjetim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet relativisht i vogël i Evropës. Titoja me anë të emigracionit bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia. (…)
24.Shqiperija pas luftes se ftohte !
Pas luftës së ftohtë Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe «spastrimet etnike» në Kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsive myslimane në Ballkan.(…)
25.Europa ka veshtirsi ne integrimin fetare !
Duhet pranuar se Evropa ka disa vështirësi në punën për të integruar në mënyrë të drejtë komunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund të supozojmë se po të kishin qenë të krishterë 8 mijë burrat dhe djemtë që u masakruan në Srebrenicë, Mladiçi dhe Karaxhiçi nuk do t’i kishin shpëtuar proceseve të tyre për një kohë kaq të gjatë. (…)
26.Shqiptaret pas permbysjes se regimit komunist!
Me vdekjen e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, në vitin 1985, Shqipëria mund të quhej ekonomikisht e vdekur nga politika izolacioniste që bëri regjimi. Megjithatë Shqipëria dhe shqiptarët, në vitin 1992, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, filluan të hyjnë më në fund në rrugën e pluralizmit demokratik që po bën demokratizimin e vendit në mënyrë të ngadalshme, një specifikë kjo shqiptare.
Duhet thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët se me gjithë mungesën e madhe të mjeteve ajo ka ndihmuar me të vërtetë për ruajtjen e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan. Mjafton të kujtosh kohën kur Milosheviçi në muajt Mars dhe Prill 1999, urdhëroi forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe t’i sulen Kosovës për të përzënë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Për pak javë 900. 000 refugjatë shqiptarë u detyruan të dilnin nga kufijtë e Kosovës, për në Shqipëri, Maqedoni,Mal i Zi, dhe kudo në botë, ku ata u pritën ngrohtësisht nga familjet shqiptare sigurisht dhe nga shteti shqiptar kudo që vajtën.
Mikpritja tradicionale shqiptare bëri që genocidi që shkaktoi një katastrofë humanitare që nuk ishte parë kurrë në Europë, që nga Lufta e II – të Botërore, u zgjidh nga shqiptarët të cilët i hoqën të gjitha shqetësimet Evropës. Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në Ruanda disa vjet para genocidit të Kosovës ku u masakruan brenda 100 ditëve, 900.000 ruandezë.
Le t’u njihet si meritë e refugjatëve shqiptarë të Kosovës viktima të genocidit serb të Milosheviçit kthimi i menjëhershëm në vendin e tyre të shkatërruar ku nuk i priste gjë tjetër veç shtëpive të rrafshuara dhe familjarë të masakruar që duhej të varroseshin dhe rivarroseshin. Le të shërbejë ky gjest i mire i kthimit në vatrat e veta si shëmbull për popujt e tjerë të botës. Ky qe patriotizmi i shqiptarëve që vërtetoi më së miri se shqiptarët nuk janë ikësa, siç e kishin bërë zakon mediat t’i quanin shqiptarët në Evropë. (…)
26.Disa merita qe i kane nderuar shqipatet ne shekuj !
a.Nuk bene kurre lufte civile dhe fetare !
Një shembull i mire për këtë komb është fakti se gjatë historisë së tyre shqiptarët nuk kanë bërë kurrë një luftë civile midis tyre, por as edhe luftë fetare, kur dihet mire se historia e shumë popujve të tjerë të Evropës është e mbushur me luftëra fetare dhe civile. (…)
b.Nuk kane sulmuar asnje komb dhe nuk kane bere masakra !
Shqiptarët nuk kanë sulmuar asnjë komb tjetër dhe nuk kanë marrë pjesë në masakra. Eshtë e njohur se shqiptarët e kanë për turp të vrasin një armik që dorëzohet.
c.Strehuan ushtaret italjane pas kapitullimit !
Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) shqiptarët me traditën e tyre të mikëpritjes strehuan ushtrinë italiane, edhe pse një ushtri fashiste dikur pushtuese kishte vrarë, djegur e shkretuar vendin. Ata e prishën realizimin e planit nazist gjerman për internimin në Gjermani të ushtrisë italiane.
Shqiptarët fill mbas luftës së II – të botërore i riatdhesuan të gjithë ushtarët italianë. Për të vlerësuar fisnikërinë dhe vlerën e ketij qëndrimi tepër humanitar ndaj ushtrisë dhe populli italian në atë epokë historike, mjafton të kujtojmë se mijëra ushtarakë italianë pas kapitullimi të Italisë (1943) u masakruan nga nazistët në ishullin grek të Qefalonisë. (…)
d.Shqipetaret shpetuan te gjalle hebrejte !
Ka në botë qarqe të interesuara, sidomos hebrenjtë e botës që shprehin mirënjohjen e tyre ndaj popullit shqiptar që shpëtoi nga vdekja e sigurt të gjithë hebrenjtë gjatë pushtimit nazi-fashist. Duhet t’u njohim shqiptarëve se ata në të gjitha rrethanat, sidomos gjatë pushtimit nazi – fashist arritën të mbronin hebrenjtë e tyre nga pushtuesi, por edhe të gjithë hebrenjtë që erdhën nga Evropa për t’u strehuar në Shqipëri, ku të gjithë shpëtuan gjallë, pa asnjë përjashtim.
Dhe për të qenë të drejtë duhet t’u njohim shqiptarëve se gjatë pushtimit nazist edhe disa funksionarë të administrates shqiptare u shpëtuan jetën qindra hebrenjëve. Ja një nga vendet shumë të rralla të Evropës, madje i vetmi, që ka mbrojtur me të vërtetë hebrenjtë nga internimi dhe asgjësimi në kampet e përqëndrimit nazist. (…)
27.Disa shembuj herioizmi te shqipaterve te njohura nderkombetarisht !
Në të vërtetë shqiptarët e jugperëndimit të Shqipërisë, pasardhës të epokës Skënderbejane, në vitin 1571 u ngritën kundër sundimit osman të nxitur edhe nga Venediku. Por ky i fundit pas fitores së betejës detare të Lepantos nënshkroi paqen me Turqinë e i la në fatin e tyre shqiptarët kryengritës.
Mbrojtësit e kështjellës së Sopot – Borshit në jug të Shqipërisë, për të mos rënë të gjallë në dorë të Turqëve i vunë zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë me 500 ushtarë turq (Contarini f.30). Ata bënë një vepër heroike për të cilën edhe vetë Evropa duhet të jetë krenare. Kjo sakrificë sublime është bëre nga shqiptarët në një kohë kur Franca dhe popuj të tjerë të botës po zhyteshin në një cikël të neveritshëm masakrash ”fetare“ midis qytetarëve të vet.
Gati në të njëjtën kohë kanë ndodhur “Masakrat e Natës së Shën Bartolomeut“ në Paris. Vlen të permendet se ky vetflijim i luftëtarëve shqiptarë të Borshit për të ruajtur lirinë e tyre nuk ka qenë një rast i vetëm në historinë e këtij. Në të vërtetë në vitin 1826 në Misolong të Korintit shokët e luftës të shqiptarit Marko Boçari, një nga krerët kryesorë të luftës së pavarësisë greke i vunë zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë, jo pa marrë me vehte shumë armiq turq (Petit Robert 2). (…)
Në vitin 1862 Oso Kuka, personazh historik i bërë i pavdekshëm nga poeti kombëtar shqiptar at Gjergj Fishta, i vuri zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë për të mbrojtur tokat shqiptare se sa t’i dorëzohej i gjallë armikut (Për sqarim po shtoj se dy toskët që përmend nëpër kolokiumet shkencore se u flijuan me Oso Kukën, ishin nga Borshi).
Dhe për të mos ndërprerë listën e heronjve shqiptarë në të gjitha epokat historike unë po përmend heroin shqiptar të kohës sonë Adem Jashari, i cili në vigjiljen e luftës së Kosovës bashkë me 22 anëtarët e familjes së vet luftoi dhe u vetë flijua për të mos lejuar që forcat e policisë dhe ushtrisë serbe të kalonin pragun e shtëpisë së tij.
Nga këto katër gjeste heroike të bëra gjatë shekujve mund të kuptojmë se patriotizmi është një virtut i shqiptarëve të të gjitha trevave të Ballkanit, dhe kudo në botë. Jo më kot Garibaldi, hero i bashkimit të Italisë ka thënë: ”Shqiptarët janë heronj të dalluar në të gjitha luftërat për liri“. Dhe Lamartini, poeti dhe politikani i madh francez ka shkruar: “Dihet se Homeri gjeti në Shqipëri Akilin, Greqia Alkesadrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak.“ (…)
28.Shqiptarve nuk ju jane shperblyer te mirat qe ju kane bere te tjereve !
Kështu, për ironi të fatit, gjysmë shekulli më vonë nga shpëtimi i ushtrisë italiane nga shqiptarët në kohën e luftës, qeveria italiane harroi gjestin fisnik të tyre. Në fakt Qeveria italiane në vitin 1991, i priti shumë keq 15 000 refugjatët e eksodit shqiptar duke i mbyllur për disa ditë në stadiumin e Barit në atë vapë gushti, duke u hedhur ushqimet dhe ujin me helikopter nga qielli. Ky qëndrim nuk i përgjigjej sjelljes plot mirëkuptim të popullit Italian po në atë kohë, i cili me iniciativën e vet u hapi dyert refugjatëve shqiptarë fatkeq, edhe pse koha provoi se ndonjëri prej tyre nuk e meritoi atë trajtim të mirë.
E vërteta është se shqiptarët pas gjysmë shekulli dilnin për herë të parë nga vend i tyre, ku nuk kishin asnjë të drejtë emigrimi. Për fat të keq një tjetër plagë iu hap popullit shqiptar nga një pjesë e të rinjve që nuk kishin asgjë për të humbur duke lënë vendin e tyre, përveç prangave të diktaturës komuniste. Qe pikërisht ky kontingjent refugjatësh që u prit me krahë të hapura dhe u manipulua nga mafia, duke u përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni, gjëra këto që ata nuk i kishin njohur aspak në vendin e tyre.(…)
29.E ardhmja e Shqiptareve !
Unë kam besim tek e ardhmja e shqiptarëve të Ballkanit. Eshtë një nga popujt më të rinj të Evropës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç. Shqiptarët kanë mundësi të mëdha në vendin e tyre për zhvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin racional të pyjeve, rritjen e blegtorisë, peshkimin. Në territoret e tyre ka rezerva kromi, bakri, boksiti, qymyri, rezerva hidro – energjie etj. Në Shqipëri mund të zhvillohet shumë mirë turizmi në zonat malore, por edhe në 440 kilometra bregdet gati të virgjër të detit Adriatik dhe të detit Jon, deri diku në qendër të Evropës, në 41 gradë të gjerësisë veriore. (…)
30.Ndryshimet qe jane bere ne Shqiperi !
aArritjet
Dhe shqiptarët nuk kanë mbetur në vend. Pas krizave që ata pësuan vihet re se brezi i ri i është futur ndertimit të vendit duke ndryshuar faqen e fshatrave dhe qyteteve kryesore me godina të një teknologjie që nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera evropiane. Të huajt i çmojnë hotelet, restorantet dhe baret pse jo dhe shërbimin e shqiptarëve të cilët nuk qëndrojnë më poshtë nga çfarë ata gjejnë në vendet e tjera, qofshin me tradita shekullore në turizëm.
b.Te metat
Sigurisht në Shqipëri vihen re edhe raste ndërtimesh të egra, fryt i mungesës apo zbatimit të ligjshmërisë. Por dhe kjo ka shpjegimin e vet. Ekonomia nuk mund të presë, duhet të shkojë përpara. U takon legjislatorëve të nxjerrin ligjet dhe të kërkojnë që ato të zbatohen. Emigracioni i ri i shqiptarëve, pas shëmbjes së regjimeve komuniste në Ballkan, është një dukuri krejt e re me specifikën e vet në këtë etapë të historisë së tyre, le ta quajmë këtë etapën e demokratizimit a të tranzicioit drejt sistemit ekonomik kapitalist me globalizim ose jo.(…)
31.Patriotizmi dhe dashuria per atdhun nga emigrantet !
Ajo që është specifike dhe masive te emigrantët e rinj shqiptarë është patriotizmi, dashuria e madhe per vendin e tyre, dhe çuditërisht krenaria e tyre atavike. Dhe nuk e kanë pasur të lehtë ta ruajnë dhe ta manifestojnë atë krenari shqiptare, kur mediat e të gjitha vendeve kanë paraqitur si shqiptarë, gjithmonë te publiku i tyre, vetëm ata mijëra të rinjë shqiptarë të shpërdarë nëpër Evropë që merren me veprimtari të jashtëligjshme.
Studiuesit kanë nxjerrë se emigrantët shqiptarë më shumë se emigrantë të popujve të tjerë jenë bërë një faktor me peshë jo vetëm për përmirësimin e jetës, por edhe të kulturës e sidomos të ekonomisë së atdheut që ata lanë pas në kohën e eksodeve biblike… Sot duhet theksuar se brenda një viti ata dërgojnë në atdhe vetëm nëpërmjet insitucioneve bankare një miliard euro. Dhe kjo është pare me djersë që i dërgohet atdheut për ndihmë. Merreni me mend se sa mund të investojnë emigrantët kur shteti shqiptar të sigurojë investimet! (…)
32.Intergrimi i emigranteve Shqiptare ne Europe !
Sot shumica e shqiptarëve janë integruar mirë në pjesën më të madhe të vendeve ku janë sistemuar. Ata kontribuojnë për begatinë ekonomike dhe kulturore të vendit mikpritës. Ata kanë hyrë me sukses në biznes por edhe në universitete, ku mund të gjesh profesora të rinj shqiptarë, si edhe poetë e shkrimtarë, madje edhe një kandidat për çmim “Nobel”, shkrimtari Ismail Kadare, i lexuar nga një publik i gjerë.
Shqiptarët mund t’i gjesh artista në opera, në kinematografi, sportista të duartrokitur në stadiume dhe ringe boksi, etj. Ata ndjekin shembullin e patriotëve të tyre në shumë fusha të jetës, si Nënë Tereza (çmim Nobel i Paqes – 1976 ) që e ka ndjerë veten e saj krenare për origjinën e saj shqiptare. Cmimi tjetër Nobel për mjekësi (1998) Doktor Ferid Murat e ka ndjerë veten krenar për origjinën shqiptare, ashtu si edhe shefi i madh i orkestrës botërisht i njohur, Herbert Fon Karajan e përmedëte origjinën e tij shqiptare.
Unë mendoj ( thote Dr),se emigrantët shqiptarë duke vazhduar të ecin në rrugën e mbarë që kujtoj se kanë nisur do të formojnë një ditë lobet e tyre në botë, ne shembullin e emigracioneve të popujve të tjerë. Duke njohur mentalitetin shqiptar u jujtoj atyre të veproijnë në shembullin e Skenderbeut, i cili arriti t’i bashkojë gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës kundër pushtuesit otoman vetëm duke u paraqitur te ata si i pari mdis të barabartëve (primus inter pares). Koha provoi se parësia i mbeti Skënderbeut. (…)
33.Cfare duhet te bejne shqiptaret ?
Mendoj( thote Dr), se shqiptarët për të kaluar vështirësitë e sotme duhet të luftojnë korrupsionin shtetëror, një fenomen shoqëror ky që lulëzon edhe në vendet e tjera të Lindjes. Ata duhet të bazohen në mjetet e ligjshme duke kërkuar një parlament në aktivitet dhe politikanë që respektojnë cilësinë e ligjeve dhe që janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që populli u ka besuar. Shqiptarët për ta marrur veten duhet të kërkojnë forcën dhe frymëzimin te historia e kaluar e Atdheut të tyre.
Në të vërtetë në takimet e para ndërkombëtare të “Memories së ndarë“ që u zhvilluan në Paris më 26 e 27 tetor të 2006, me delegatë nga 24 vende të botës, për të ndërtuar lidhje të forta për vlerat e përbashkëta, shumica e delegatëve deklaruan se rinia e botës këto 7 vjetët e fundit i është drejtuar patriotizmit. Sipas meje ky konstatim i drejtë dhe i bazuar duhet të kihet parasysh edhe nga shqiptarët. Ata mund të gjejnë në historinë e tyre shumë shembuj patriotizmi të njohura ndërkombëtarisht. (…)
34. Zgjidhja e drejte per ta paqesuar Ballkanin !
Mendoj se virusi që ka shkaktuar sëmundjen që u bë një epidemi që ka brejtur dhe ka vënë në rrezik demokracitë e reja në zhvillim e sipër në vendet e Juglindjes së Evropës, ky virus mund të asgjësohet në Ballkan po qe se ka një vullnet të mirë te qeveritarët e atyre vendeve, si për të kontrolluar nacionalizmin e egër ashtu edhe korrupsionin shtetëror. Kjo mund të bëhet vetëm po qe se i jepet një pavarësi e vërtetë popujve dhe kombeve si edhe një autonomi e paevitueshme minoriteteve kombëtare, kudo qofshin në Ballkan. (…)
35.Nje urim per shqiptaret !
Eshtë një kënaqësi për mua ( thjote Dr) t’u uroj nëpërmjet jush të gjithë Shqiptarëve të Ballkanit si dhe Shqiptarëve kudo që ndodhen në botë, festën jubilare të 95 vjetorit të Shpalles së Pavërësisë në Vlorë.( Intervista ka qene e vitit 2007 imi KM ) Një përshëndetje u dërgoj edhe delegacioneve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës që kam njohur në takime në OKB Gjenevë, në Forume ndërkombëtare si ai i Kran Montanës e në kolokiume e simpoziume të tjera, ku është trajtuar çështja Shqiptare, të cilën unë e kam mbrojtur me bindje shkencore, por edhe do ta mbroj “.*

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close